Eksperiment i detyruar: Pandemia zvogëloi ndotjen në tërë botën
Mbetet pyetja nëse këto ndryshime do të vazhdojnë të egzistojnë pasi të rihapen ekonomitë në të gjithë botën
Pandemia e koronavirusit ka ndikuar në të gjitha sferat e jetës. Por ndërsa koronavirusi ka shkaktuar qindra mijëra të vdekur, pandemia ka patur një efekt pozitiv tek mjedisi. Gjatë kësaj periudhe vetizolimi ka rënë ndjeshëm edhe ndotja. Por ende mbetet për t’u parë nëse këto ndryshime pozitive për mjedisin do të vazhdojnë pas rihapjes së ekonomisë globale.
Hulumtuesi Jordan Wildish, autor i Projektit për Gjurmimin Mjedisor ka krijuar një grafikë në internet mbi ndotjet nga dioksidi i azotit në qytete të mëdha, para dhe pas deklarimit të pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Grafika tregon rënien e ndotjes nga karboni në pjesën dërmuese të qyteteve, me rreth 15 përqind në San Françisko dhe 30 përqind në Los Angeles.
“Në Amerikë ndotja nga dioksidi i azotit ra ndjeshëm me një mesatare prej 30 përqind. Duke mbledhur të dhënat dhe kuptuar ndikimin njerëzor në cilësinë e ajrit, shpresojmë të ndikojmë tek politikat në të ardhmen që na lejojnë të ndërtojmë një ekonomi të qëndrueshme.”
Numri i jetëve të shpëtuara falë rënies së ndotjes mund të tejkalojë numrin e viktimave nga virusi, thotë Marshall Burke në Qendrën për Sigurinë Ushqimore dhe Mjedisin në Universitetin Stanford.
“Kam përllogaritur jetët e shpëtuara në Kinë nga përmirësimi i cilësisë së ajrit, vendi i goditur më rëndë në fillim të pandemisë. Në të vërtetë shifrat janë të larta. Gjatë një periudhe realitivisht të shkurtët përmirësimi i cilësisë së ajrit në Kinë ishte i madh, me rreth 20-30 përqind. Në vende si Kina, që ka ajër të ndotur, këto përmirësime ka të ngjarë të kenë reduktuar vdekjet e parakohëshme në pjesën dërmuese të vendit. Bëra përllogaritje shumë koservatore, por mund të kenë shpëtuar rreth 50 mijë jetë më shumë në mbarë Kinën.”
Por, ngadalësimi i prodhimit industrial dhe ulja e përdorimit të energjisë janë vetëm njëra anë. Meqenëse më shumë njerëz po qendrojnë në shtëpi, ndotja që ata shkaktojnë po zvogëlohet, thotë specialistja për mjedisin Maya Almaraz me Universitetin e Kalifornisë.
“Më ka mahnitur aftësia e shoqërisë sonë për të ndryshar me shpejtësi sjelljen e tyre kur kanë patur vullnet. Parashikoj që më shumë njerëz do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia, sapo të vihen në vend këto praktika pune, që do të thotë një rritje e reduktimit të ndotjes tani e tutje.”
Eksperti për efikasitetin e energjisë, Temur Akhmedov, thotë se pandemia ka provuar se sa e lehtë është që njerëzit të ndryshojnë sjelljen e tyre, ndërsa përshtaten për të punuar nga distanca dhe përdorim më të pakët të transportit.
“Ajo që kemi vënë re është se nëse njerëzit ndryshojnë sjelljen e tyre në të njëjtën kohë, cilësia e ajrit do të përmirësohet ndjeshëm. Po provohet si i gabuar argumenti se veprimet tona nuk kanë ndikim të madh tek mjedisi dhe se duhen të paktën 50 vjet që të shikohet kjo.”
Pandemitë kanë ndryshuar mënyrën se si njerëzit e shikojnë botën, thotë antropologia Elena Conis.
“Në Shtetet e Bashkuara pasi u bë e qartë se turbekulozi përhapej përmes rrugëve të frymëmarrjes, fushatat kundër përhapjes së sëmundjes gjatë shekullit 20-të filluan të dekurajojnë njerëzit që të pështyjnë për tokë. Me kalimin e kohës kjo u bë pjesë e kulturës. Në rastin e HIV/SIDËS, si reagim kundër sëmundjes ne filluam përdorimin e rregullt të kontraceptivëve.”
Ajo që tani po vihet re janë rezultatet e shpejta të një eskperimenti të detyruar që kanë ulur ndotjet nga karboni në mbarë botën. Pyetja qëndron nëse këto ndryshime do të vazhdojnë të egzistojnë pasi të rihapen ekonomitë në të gjithë botën.
Burimi: VoA
Foto: BB Green Kosova