Shkrirja e permafrostit – pikë nga e cila nuk ka kthim
Për gazrat me efekt serre të ngujuar në permafrost shpesh flitet si për një bombë të kurdisur klimatike. Për çka është fjala dhe a e ka këtë nofkë të merituar?
Dioksidi i karbonit, i cili e shkakton ngrohjen globale, nuk është i rrezikshëm vetëm atëherë kur lirohet nga aktivitetet industruale, ekonomike e të tjera në aktivitetin e drejtpërdrejtë të njeriut. Me asistimin e njeriut mund të lirohet edhe nga burimet natyrore dhe atë në sasi kolosale, gjë që do të shkaktonte arritjen e “pikës së kthesës”, përkatësisht ndryshimin nga i cili me nuk ka kthim në gjendjen e mëparshme. Nga pika të tilla më nuk të ketë kthim madje as kur shkaktari i ndryshimit të evitohet, e njëra prej tyre është shkrirja e permafrostit.
Për gazrat me efekt serre të ngujuar në permafrost shpesh flitet si për një bombë të kurdisur klimatike. Për çka është fjala dhe a e ka këtë nofkë të merituar?
Çka është permafrosti?
Përkthimi tekstual i kësaj fjale angleze është “acar i përhershëm”, ndësa me të perkufizohet toka e ngrirë e cila në temperaturë nën zero gjendet së paku dy vjet pa ndërprerë. Nga ana tjetër, kjo gjendje mund të zgjasë shumë më gjatë, madje edhe disa mijëra vjet.
Permafrosti para së gjithash është karakteristik për pjesët e tokës rreth Polit verior, sidomos për Siberinë, Alaskën dhe Kanadanë, por gjendet edhe në rajonet e lartësisë jashtëzakonisht të madhe mbidetare, si Tibeti. Vlerësohet se madje një e katërta e sipërfaqes tokësore në hemisferën veriore gjendet nën permafrost.
Trashësia e permafrostit nuk është gjithkund njësoj. Ajo mund të jetë më pak se një metër, por mund të arrijë edhe disa kilometra. Kryesisht përbëhet prej më shumë shtresave, ndërsa ajo sipërfaqësore, quhet “shtresa aktive”. Për të është karakteristike se çdo verë shkrihet, ndërsa dimrit ngrohet përsëri.
Çka fshihet në të?
Pjesët e ngrira të dheut, zallit e të gurëve sillen si frigorifer i cili ruan mbetje të shumëta të bimëve e kafshëve të ngrira, duke mos ju lejuar që të shpërbëhen për mijëra vjet. Kështu për shembull kah fundi i shkurtit është bërë e ditur se në Siberi në permafrost është gjetur një zog i vjetër 46.000 vite, i cili duke iu falënderuar truallit të ngrirë duket si sapo ka ngordhur.
Ky shembull më së miri ilustron se në çfarë gjendjeje gjendet një numër i madh mbetjesh të organizmave të ndryshëm, të cilët në permafrost janë shtresuar me vite, madje edhe mileniume, që do të thotë se në të janë ngrirë sasi të mëdha të materies organike.
Pse është me rëndësi të pengohet shkrirja?
Meqë temperatura globale po rritet, permafrosti tashmë ka filluar të shkrihet gradualisht, por në të ardhmen shkrirja mund të marrë përmasa më të mëdha. Për fat, gjërat janë ende në dorën tonë dhe nëse shpjetësia e ngrohjes zvogëlohet në vitet e ardhshme, shkrirja e permafrostit po ashtu do të ngadalësohet.
Është me rëndësi që në këtë të jemi të suksesshëm, sepse po të zhduket shtresa mbrojtëse, për të cilin metaforikisht mund të thuhet se e ka rolin e frigoriferit, sasi të mëda të materies organike do të gjendeshin në kushte krejtësisht të ndryshme dhe organizmat e ngrirë do të fillonin të shpërbëheshin. Këto procese do të lironin sasi të mëdha të metanit, edhe më të rrezikshëm se dioksidi i karbonit në atmosferë.
Sipas disa vlerësimeve, sasia e karbonit e cila tash gjendet në truallin e ngrirë matet me miliarda tonelata dhe është dyfish më e madhe se sasitë e tij në atmosferë dhe trefish më e madhe se ajo që njerëzit që nga fillimi i industrializimit e kanë liruar.
Shkrirja e permafrostit do ta ndryshonte pamjen e atmosferës sonë, ndërsa karboni i cili do të lirohej do të mbetej në të. Aktualisht është vështirë të paramendohet se situata do të mund të përmirësohej më vonë, prandaj më e arsyeshme është të pengohet ky skenar. Pos kësaj, duhet pasur parasysh se temperatura në Arktik po rritet dyfish më shpejtë se mesatarja globale dhe se permafrosti në shumë lokacione tashmë po shkrihet.
Pasojat tjera
Shpërbërja e organizmave është shenjë më se e qartë se janë shfaqur mikrobet përgjegjëse për këto procese, ndërsa shkrirja e permafrostit mund të lirojë edhe mikroorganizma të lashtëlshtë dhe të shkaktojë probleme shëndetësore tek njerëzit dhe kafshët. Pos kësaj, vendbanimet në veriun e kajshëm mund të pësojnë dëme nga shkrirja e truallit në të cilin janë ngritur.
Madje edhe sikur trualli të mos shkrihet në tërësi, por vetëm të shkrihet akulli i cili përbën 80 për qind të permafrostit, do të shkaktohej shembja e tokës dhe do të paraqiteshin sipërfaqe ujore si liqene të vogla të mbushura pjesërisht me akull, ndërsa këto kushte të reja të lagështisë do të shkaktonin lirim të mëtejmë të metanit. Nga ana tjetër, për lirimin e dioksidit të karbonit nevojiten kushte pak më të thata.
Bombë klimatike apo jo?
Ndonëse mund të përfundojmë se nga permafrosti nuk mund të lirohen menjëherë sasi të mëdha të karbonit, të cilat në një periudhë të shkurtër ta ndryshojnë gjendjen në planetin tonë, potenciali i përgjithshëm për ngrohje i cili qëndron nën akullin e përhershëm është diçka për të cilin duhet të kemi kujdes. Vetëm pas hulumtimeve të bëra do të dimë se si është më së miri të pengojmë arritjen e kësaj pike kthese. Pos kësaj, është me rëndësi të llogaritet se sa karbon mund të marrin bimët, të cilat do të mund të rriten në kushtet më të nxehta në Arktik. Ende nuk dihet se sa karbon do të përdornin bimët dhe se a është kjo e mjaftueshme që të vëhet balanca.
Burimi: CarbonBrief, CNN
Foto: The Climate Center; Comunications Biology journal