Bektashi: Iniciativa qytetare e mbrojti liqenin e Badovcit
Për çështje mjedsiore ShBA për Kosovën ka dhënë 49 milionë dollarë
Foto e ballinës: Grupi Për Mbrojtjen e Liqenit Të Badovcit
Eksperti mjedisor në MFK Agron Bektashi për emisionin ON AIR tha se qeveria amerikane për çështje mjedisore përmes Millennium Foundation Kosovo (MFK) me programin Treshold ka ndarë 49 milion dollarë.
Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) është një agjenci inovative dhe e pavarur amerikane e ndihmës nga jasht që po ndihmon drejtimin e luftës kundër varfërisë globale.
Ndërsa program “Treshold” ‘The Millennium Challenge Corporation’ për Kosovë i adreson dy çështje kryesore: Energjia efficente – zvoglimin e konsumit të energjisë elektrike dhe Sundimi ligjit (Qeversije transparente) në kuadër të cilit përfshihen aktivitetet për të dhëna mjedisore dhe sfida për të dhëna të hapura mjedisore (Dig Data).
Ndërkaq, sa i përket programit të dytë është ai i subvencioneve për Efiçencë të Energjisë në Kosovë, ku qëllimi i këtij projekti është të pilotoj metoda për të zvogluar shfrytëzimin e energjisë nga amviseritë dhe të kalohet në burime më të pastërta të ngrohjes (rreth. 2600 shtëpi dhe disa dhjetra ndërtesa – termoizolime, materiale rezistente ndaj motit etj).
Një tjetër mbështetje mjedisore është njëhsimi i ngrohjes qëndrore, ku qëllimi i projektit është që konsumatorët e ngrohjës qëndrore- Termokosit ta kalojnë nga faturimi në bazë të hapësirës në faturim në bazë të sasisë: kontrolli i nxehtësisë, zgjërimi i rrejtit të Termokosit, energji efiçente (rreth. 12 mijë amviseri).
Inxhiner i ujit Agron Bektashi në intervistën dhënë emisonit ON AIR të RTK-RADIO ndër të tjera tha se liqeni i Badvocit është zonë e rëndësishme dhe e mbrojtur me ligj: “Si e para,po i referohem disa normave, standardeve ndërkombëtare për burime ujore ose strategjike, në të gjithë botën nëse diçka krijohet nga shteti qoftë liqe artificial për furnizmin e popullatës me ujë, qoftë përmes burime nëntokësore ujore direkt hynë në çështje për shëndetësi, ekoniomi etj”. Sipas Bektashit, të gjitha këto burime strategjike në shumë shtete mbrohen me ligj, dhe nëse liqeni ka hy në zonën e mbrojtjës atëherë aty ska më asnjë mundësi për asnjë ndërtim.,
Bektashi tha se:” Nëse lejohet të ndërtohet një lagje aq afër liqenit të ujit të pijes, atëherë bëhet njëe precedan, dhe po u lejuan 25 objektet e para, pas një viti do të lejohen të ndërtohen edhe 50 apo 200 objekte tjetra ashtu siç ka ndodhur në Prevallë dhe në Brezovicë ku është degraduar për shkak të ndërtimeve”. Eksperti thotë se, edha ashtu Kosova ka telashe me burime të ujit dhe se vendi ynë është i varfër me burime uji, dhe se 80 % e furnizimit me ujë varet prej liqeneve artificile.
Inxhinieri i ujit Bektashi tha që këto iniciativa qytetare për mjedis janë shumë të mira se me një moment si ky, insititucionet locale dhe ato qëndrore e pranuan se e kanë gabim për lejet e dhëna që për të ndërtuar në zonën e Liqenit të Badovcit./BBGreenKosova