liqeni badovcit

Kosova, vendi me më së paku ujë në rajon

Më të rejat

Foto: Denis Z Rrahmani

Liqeni i Badovcit është destinim vetëm për furnizimm të ujit të pijës

E dëmshme konsiderohet nga eksperti i mjedisit Baton Begolli bërja e zonës së liqenit të Badovcit në një zonë banimi.

Liqeni është destinim vetëm për furnizimm të ujit të pijës, dhe smund të lejohet ndërtimi, përveç tjerash Kosova është vend me më së paku ujë në rajon si dhe mostrajtimit i ujërave të zeza është një ndër ndotësit kryesor të resurseve ujore.

Kosova është shtet me stres ujorë, që nënkupton se nuk ka mjaftueshëm ujë dhe se nuk duhet lejuar veprime që mund të pakësojnë ose ndotin atë sasi që e kemi, thotë Begolli.

Begolli për emisionin ON AIR të RTK-Radios tha se: “Kosova ka 293 metër kub në vit për kokë banori dhe vendi ynë është më i varfëri në rajon sa i përket ujërave, qoftë nga uji i deponuar, qoftë nga të reshurat. Pra edhe të reshurat janë  40% më pak se shtetet e rajonit për të dyja rastet.

Baton Begolli, ekspert mjedisor dhe këshilltar në Këshillin Ndërministror për Ujërat

Në 20-30 vitet e ardhshme Kosova do të ballafaqoht me situata edhe më të renda me mungesë të ujit të pijës, prandaj edhe nuk duhet të rrezikohet uji i pijës, tha begolli. Ne nuk mund të kemi mirëqenie nëse nuk kemi ujë të pijës, ashtu siç është problem i thatësisë së moderuar në Gjilan, tha Begolli.

Ai frikësohet se me këtë precedent do të ndërtohen edhe lagje të tjera  te Liqeni i Badovcit, dhe se arkitekti  s’mund të flas për trajtimin e ujrave të zeza apo apo në tërësi digën e ujit, sepse nuk është kompetent.

Begolli thotë se ne nuk kërkojmë përgjegjësi nga arkitetki Rama as nga kompania ndërtimore, por ne kërkojmë përgjegjësi nga institucionet tona. Ato janë të obliguara të ndalojnë ndërtime në liqene ku rrezikojnë ujin e pijës për banorët.

Logoja për Liqenin e Badovcit

Begolli gjatë kësaj interviste tha se: “ Javës së kaluar kemi patur një vizitë zyrtare të Agjencionit të Marinës dhe Ujrave të Suedisë, dhe i kemi pyetur nëse kanë praktika të tilla që në liqene artificiale lejohen ndërtime. Sipas Begollit, ata kanë thënë se as që mund të mendohet një ndërtim i tillë, por në Suedi kjo gjë është e ndaluar dhe as që mund të mendohet se ndodhë diçka e tillë në Europë.

Kurse sa i përket cilësisë së ujërave, fatkeqësisht edhe këtu nuk është se qëndrojmë mirë. Ujërat e Kosovës rrezikohen nga ndërtimet në zonat e mbrojtura ujore, nga shkarkimet e ujërave të zeza të patrajtuara shtëpiake dhe industriale, nga eksploatimi i egër i inerteve në shtretërit dhe brigjet e lumenjve, nga hudhja e mbeturinave sidomos në zonat rurale.

Derisa të dy nivelet institucionale po e hedhin përgjegjësinë të njëra tjetra, Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, ka nisur tash e sa kohë edhe nënshkrimin e një peticioni online, me të cilin synon ta ndalojë degradimin e zonës te ky liqen artificial.

Gjithashtu ky grupë ku janë bashkuar eskeprtë të fushave të ndryshme kanë zyrtarizuar pesë kërkesa, drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Komunës së Prishtinës./BBGreenKosova

Leave a Reply