Industria e ndërtimit dëmton habitatet natyrore, kërcënon jetën e egër dhe speciet bimore

Më të rejat

Foto: Denis Z Rrahmani

Liqeni i Badovcit nëse shndërrohet në zonë banimi shkakton ndryshim të pakthyeshëm të mjedisit

Ekspertët e fushave të bashkuar në grupin për mborjtjen e liqenit të Badovcit vazhdojnë të tregojnë efektet negative që do të ndodhin në rast të ndërtimit në zonën e ujit të pijës, zonën e veçantë të liqenit të Badovcit.

Ekspertja e biodiversiteti Egzona Shala, njëherit edhe vullnetare për mbrojtjen e liqenit të Badovcit thotë se: “Projektet e ndërtimit, qofshin ato tregtare, të banimit, projekte infrastrukturore apo projekte të sektorit publik, të gjitha kanë potencial që të dëmtojnë habitatet natyrore, duke kërcënuar jetën e egër dhe speciet bimore. Prandaj, industria e ndërtimit ka një rol të rëndësishëm në veprimet në afërsi të vendeve të ndjeshme dhe është faktor kyq në maksimizimin e dëmtimit ekologjik”.

Shqetësimi krysor i ekspertës së biodiversiteti Egzona Shala, është se projektet e tilla ndërtimore të cilat e shndërrojnë zonën e Badovcit nga gjendja aktuale në një zonë banimi shkakton ndryshim të pakthyeshëm të mjedisit, të cilat shpesh janë komplekse, të shumëfishta dhe në thelb negative.

Projekti i lagjës buzë liqenit të Badovcit

Ajo ka treguar për BBGreen Kosova se gjatë ndërtimeve janë 3 indikator që duhet të merren parasysh :

– Ndikimi në biodiversitet gjatë procesit të ndërtimit.

– Ndikimi në biodiversitet i objektit të ndërtuar dhe

– Ndikimi i zonës së krijuar të re.

Ekspertja thotë se: “Në një zonë të pa ndërtuar më parë, efektet e një ndërtimi do të vërehen qoftë në burimet e ujit të pijës, por po ashtu edhe në ndryshimin e biodiversitetit të llojeve bimore dhe shtazore- gjatë ndërtimit dhe pas ndërtimit.

Foto: G.P.L e Badovcit

Shumica e organizmave bimore dhe shtazore që aktualisht gjenden në këtë zonë i takojnë habitatit të përshtatshëm pa ngacmimin e faktorit njeri, andaj ndërtimet e cilësdo formë në këtë zonë do të kenë efekte negative në ndryshim të biodiversitetit, migrmim të botës shtazore dhe ndryshim të përbërjes së tokës/ujit e atmospheres”.

Shala thotë se deri më tani në Badovc janë të identifikuara shumë organizma ku të listuara janë tre lloje të insekteve:

Deri më tani në Badovc janë të identifikuara shumë organizma ku të listuara janë: 3 Lloje Insekteve ku 1 nga to në bazë të IUCN është në kategorinë Skajshmërishtë e rrezikuar (Adicella altrandroconia)2 lloje të
zogjëve ku Shqiponja “Çapka e e përhimtë” ( Andrea Cinerea) po ashtu është skajshmërishtë e rrezikuar 3 lloje peshqi I rrezikur është lloji (Carassius carassius),2 reptilë dhe 3 lloje të amfibieve në të cilat
efektet do të jenë të pakthyeshëme.

Po ashtu në bazë të organizatës që merret me konzervizm  IUCN-te  kategoria e zonavë të mbrojtura thuhet se: “Zonat prej 150 m rreth liqeneve me një sipërfaqe prej të paktën 3 hektarë dhe përgjatë rrjedhave ujore me gjerësi fundore jo më pak se 2 m ku, megjithatë, ndalohet vetëm ndërtimi, ndryshimi i sipërfaqes dhe realizimi i plantacioneve.

Foto: Fitim Sopjani

Veprimet e nevojshme për konservim: 1. Mbrojtja e tokës/ujit (1.1 Mbrojtja e lokalitetit/zonës); 5. Ligji dhe politikat (5.2 Politikat dhe rregulloret, 5.4 Pajtueshmëria dhe zbatimi i ligjit)”, tha ndër të tjera ekspertja Shala.

Liqeni i Badovcit është pasuri shtetërore në pronësi të Shtetit të Republikës së Kosovës sikurse edhe çdo resurs tjetër ujor.

Prishtina ka ujë të pijshëm 24 orë në ditë që nga viti 2017, ndërsa për shkak të nivelit të ulët të akumuluar në liqenin e Badovcit, zyrtarët e ujësjellësit Prishtina kanë paralajmëruar reduktime prej muajit shkurt./BBGreenKosova

Leave a Reply