Kosova ka rezerva të pamjaftueshme ujore, faktor kufizues për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror

Më të rejat

Foto: Denis Z Rrahmani

Liqeni Badovcit, Liqeni Batllavës dhe Fabrika e Ujit në Shkabaj furnizon me ujë të pijës 8 komuna: Prishtinën, Fushë Kosovën, Podujevën, Lipjanin, Drenasin, Graçanicën, Obiliqin, Shtimen

Deri në vitin 2030 nga mungesa e ujit mund të emigrojnë 700 milionë njerëz. Toka e cila njihet si “Planeti i Kaltër” përbëhet 70 për qind nga uji. Fakti që vetëm 2.5 për qind e këtij uji është i ëmbël dhe për shkak të ndryshimeve klimatike, industrializimit dhe rritjes së popullsisë e bën gjithmonë edhe më të rëndësishëm kursimin, ruajtjen e burimeve të përdorshme të ujit në tokë.

Logoja p5r mbrojtjen e Liqenit të Badovcit

Qytetarët e Prishtinës si Grupë për Mbrojtejn e Liqenit të Badovcit, janë shumë të shqetësuar me inicmin e ndërtimit të një lagjeje në zonën e liqenit.

Edhe eksperti i mjedisit baton Begollli ka treguar për ON AIR se në 20-30 vitet e ardhshme Kosova do të ballafaqoht me situata edhe më të renda me mungesën e ujit të pijës, prandaj nuk duhet të rrezikohet uji i pijës. Ne nuk mund të kemi mirëqenie nëse nuk kemi ujë të pijës. Ai frikësohet se me këtë precedent do të ndërtohen edhe lagje të tjera te Liqeni i Badovcit, dhe se një arkitekt s’mund të flas për trajtimin e ujrave të zeza apo apo në tërësi digën e ujit, sepse nuk është kompetent.

Sokol Xhafa, Drejtor teknik K.R.U Prishtina

K.R.U Prishtina, ka paralajmëëruar se për shkak të rënies së nivelit të ujit në Liqenin e Badovcit prej mujait shkurt do të ketë reduktime me furnzim të ujit. Akumulimet e liqeneve varen direkt nga reshjet atmosferike dhe poashtu nga mbrotja e tyre prej nesh .Liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci, janë pasuritë më të mëdha ujore të konsumatorëve.

Liqeni Badovcit, Liqeni Batllacvës dhe Fabrika e Ujit në Shkabaj që vjen nga Ujmani furnizon me ujë të pijës 8 komuna: Prishtinën, Fushë Kosovën, Podujevën, Lipjanin, Drenasin, Graçanicën, Obiliqin, Shtimen.

K.R.U” Prishtina” njofton se niveli i ujit në të dyja liqenet është mbi 10 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, brigje e liqenit të Badvocit janë të thara nga mungesa e madhe e reshjeve atmosferike. Ndërsa edhe vite më parë nga vet zyrtarët e K.R.U Prishtina kanë treguar se Kosova është vend në stres ujor, nuk kemi rezerva të ujit gjithashtu edhe klima po e rëndon, dhe nuk jemi mjaftueshëm ujë të disponueshëm në liqenet akumuluese.

Foto: https://www.ammk-rks.net/repository/docs/raporti_ujrave

Por përveç mungesës së ujit shqetësimi i dytë shumë i madh janë ujrat e zeza. Përkundër ndërtimit të impianti për grumbullimin e ujërave të zeza, në fshatin Mramor, që është ndërtuar para një viti me qëllim të filtrimit të ujërave të zeza, sipas banorëve të këtij fshati, nuk funksionon tërësisht.

Impianti është ndërtuar më qershor të vitit 2017. Marrëveshja me banorët e fshatit Mramor ka qenë largimi i ujërave të zeza nga shtëpitë e tyre, filtrimi i ujërave të zeza ku pastaj i njëjti ujë të shkarkohet në lumin i cili e mbush Liqenin e Badovcit.

Foto: https://www.mzv.cz/pristina

Ndërsa sa i përket hidrografisë, sipas raport të vitit 2010, Gjendja e Ujërave në Kosovë përgatitur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Kosova ka rezerva të pamjaftueshme ujore, që në të ardhmen do të jenë një faktorë kufizues për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Vlerësohet se Kosova ka vetëm 1600 m3 /ujë/vit për kokë banori. Në aspektin hidrografik Kosova ndahet në 4 pellgje lumore: Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës, dhe Lepeneci. Nga territori i Kosovës në vitin me lagështi mesatare rrjedhin përafërsisht 3.8 x 109  ujë përkatësisht 121.2 m3  /sec.

Foto: Kyqi hidrografik i Ballkanit dhe ujëndarësit në Kosovë /Wikipedia

Karakteristikë kryesore hidrologjike në Kosovë është shpërndarja jo e barabartë dhe jo adekuate e resurseve ujore në krahasim me nevojat. Potenciali për energji ujore në Kosovë është shumë i vogël dhe deri më tani shfrytëzimi i saj është mjaft modest. Rezervat e ujërave nëntokësore janë të kufizuara dhe gjenden kryesisht në pjesën perëndimore të Kosovës, ku edhe rezervat e ujërave sipërfaqësore janë më të mëdha, në krahasim me pjesën lindore me rezerva të pakta dhe pjesën jug-lindore ku nevojat për ujë janë shumë të mëdha.

Liqenet e Kosoves Foto: wikipedia

Kosova ka numër të vogël të liqeneve natyrore. Liqene artificiale janë: Batllava, Gazivoda, Radoniqi, Përlepnica dhe Badovci, si dhe një numër të vogël të liqeneve për ujitje. Kosova ka burime të rëndësishme të ujërave termale të cilat shfrytëzohen për qëllime shërimi dhe rekreacioni. Mbrojtja, ruajtja dhe zhvillimi i resurseve ujore është shumë i rëndësishëm dhe një ndër sfidat më të mëdha mjedisore të Kosovës.

Leave a Reply