Qytetarët vazhdojnë kërkesat për Liqenin e Badovcit

Më të rejat

Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit vazhdon të jetë këmbëngulës për mbrojtjen e ujit të pijës.

Përveç që në këtë grup janë mbledhur ekspert të fushave të ndryshme për të kontribuar në rrafshin profesional, ata kanë krijuar edhe një logo identifikuese për Liqenin e Badovcit me thirrjen “Mos e prek Badovcin”.

Ditën enjete ekspertja e biodiversiteti Egzona Shala së bashku me përfaqësuesin ligjor Ali Sefa, paraqitën edhe zyrtarisht pesë kërkesat në komunën e Prishtinës.

Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit ka bërë të ditur pesë kërkesa, drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Komunës së Prishtinës.

Kërkesat janë:

1. Të anulohet Vendimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me Nr. Prot. A-76/2019 i datës 27.06.2019 me të cilin shfuqizohet vendimi i Komunës me të cilin palës i refuzohet kërkesa për dhënien e kushteve ndërtimore për Lagjen në Badovc.

2. Të anulohet Vendimi i Komunës së Prishtinës i datës 26.12.2019 për caktimin e kushteve ndërtimore për ndërtimin e Lagjes në Badovc.

 3. Të harmonizohen aktet nënligjore, që rregullojnë mbrojtjen e zonave ujore: Vendimi i Qeverisë se Kosovës 16/127 për Badovcin, Udhëzimin Administrativ për Normat Teknike te Planifikimit Hapësinor dhe Udhëzim Administrativ MMPH – Nr.28/2014 Për Zonat e Mbrojtura Sanitare, me Ligjin Nr. 04/l-147 Për Ujërat e Kosovës.

4. Të fillohen procedurat që zonën për rreth Liqenit te Badovcit ta shpallim peizazh të mbrojtur duke e bashkuar me Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë dhe në vendim te shënohet që ndalohen të gjitha llojet e ndërtimeve në këtë zonë.

5. Të ndalohet planifikimi i lagjeve dhe objekteve turistike në zonat për rreth liqeneve akumuluese dhe te merren masa të menjëhershme, për largimin e objekteve ilegale dhe legale qe janë ndërtuar brenda zonës se dytë mbrojtëse (210 metra) të liqeneve akumuluese.

Ndërsa opozitarët në Komunën e Prishitinës, kanë kërkuar debate si dhe të bëhen transparente vendimet e komunës mbi bazën e dhëniës së lejës së ndërtimit në zonën jashturbane të Liqeni i Badovcit.

Komuna e Prishtinës si dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor kane dhënë leje që të ndërtohet lagje prane Liqenit të Badovcit, përkundër që të dyja palët fillimisht e mohonin një gjë të tillë.

Kjo lagje është projektuar nga arkitekti Përparim Rama, i cili ishte një zë shumë kritik për ndërtimet që po bëheshin në kryeqytet, ndërsa tash ai së bashku me kompaninë e ndërtimit  KAWA dhe studion e tij në Londër 4M Group, projketuan në zonën e liqenit për të ndërtuar një lagje private.

Prej Liqenit te Badovcit furnizohen me uje të pijes mbi 500 mijë banorë. Banorët jane të shqetesuar se me ndërtimin në këtë zonë do të rrezikohet uji i pijës, cilësia, shëndeti dhe do të dëmtohet natyra rreth Liqenit të Badovcit./bbgreenkosova

Leave a Reply