kodi penal i kosoves, veprat penale, terrorizmi mjedisor, ekologjia

Fejton: Bujqësia urbane, një koncept i ri jetese, një mënyrë e re e të ushqyerit (7)

Më të rejat

Autore: Behare Bajraktari

Ndotja ose shkatërrimi i mjedisit është terrorizëm, sipas Kodit Penal të Kosovës

Legjislacioni mjedisor, në Republikën e Kosovës, i miratuar që prej vitit 2003 në aspektin përmbajtësor është në harmoni me kërkesat e legjislacionit të BE-së për fusha të caktuara mjedisore. Madje edhe Kodi Penal i Republikës së Kosovë përmban një kapitull të veçantë për veprat penale që lidhen me mjedisin e që renditen në kategoritë e shkeljeve siç janë: ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit, mbajtja e paligjshme e substancave dhe mbeturinave të rrezikshme, lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit dhe drejtimit të fabrikave e instalimeve që ndotin mjedisin, dëmtimi i objekteve dhe instalimeve për mbrojtjen e mjedisit, vjedhja e pyllit dhe shpyllëzimi, gjuetia dhe peshkimi i kundërligjshëm etj.

Veprime kriminale në mjedis siç janë ndotja e ujit dhe ushqimit, dhe ndotja ose shkatërrimi i mjedisit sipas Kodit Penal bien në dispozitat e terrorizmit (Neni 128 Përkufizimet për dispozitat e terrorizmit në nenet 114-139, 1.6. ndotja e ujit të pijshëm ose e produkteve ushqimore; ndotja ose shkatërrimi i mjedisit në shkelje të neneve 264 dhe Kapitullit XXVI të këtij Kodi; Neni 264 Ndotja e ujit të pijshëm).

Ndërsa, përvojat janë të kundërta, ku insitucionet i bashkohen degraditmit “në mënyrë zyrtare”. Duke u rritur me shpejtësi ndërtimet në Prishtinë dhe gjetiu në Kosovë, atëherë kjo lloj bujqësie ka ndikim në ekosistemin urban, si edhe në zhvillimin e degëve të tjera të ekonomisë duke konkurruar në përdorimin e tokës me veprimtari të tjera (jo bujqësore) në qytete. 
Mbase për këtë, për ligjbërsërin e parlamentit të Kosovës Muahrrem Nitaj: ”Buqjesia urbane është veç një ëndërr e bukur”!

Ndër të tjera bujqësia urbane do të ndihmonte shumë në ngritjen e kujdesit mjedisor, në zonat ku jetojnë banorët si dhe do të ndërgjegjësoheshin që qyteti mos të industrializohet edhe më shumë, por t’i jipet mundësia për gjelbërim.

Një tjetër banore e lagjës “Mat”, Arta Kasumi (42 vjeçe) shprehet se: “ Prindërit që kanë vendosur dikur të jetojnë në këtë lagje, fëmijët e tyre sot i kanë 10 vjet e më shumë. Mendimi i tyre se fëmijët do të kënaqen me ajër të pastër, sepse ky regjion atëherë njihej që ka ajrin më të pastrin në Prishtinë, ju ka shkuar huq!

Sot, fëmijët në këtë lagje luajnë në asfalt, në pluhurë e baltë, mes  ndërtesash. Ata nuk e dijnë si duket një lagje me gjelbërim.  Karrocat me foshnje duhet të kalojnë nëpër rrugë, përmes automjeteve, sepse ndërtimet kanë nxënë edhe trotuaret. Këta fëmijë e këto fosnje çdo ditë e kanë jetën në rrezik nga kabllot dhe ‘banderat’ e rrymës që janë kaos dhe rrezik për secilin. Të moshuarit kanë mall të shohin pak bar a ndonjë lule a ndonjë pemë. Në këtë lagje as lulet nuk çelin në ballkon sepse i ngulfat pluhuri. Kolonat e veturave dhe parregullsitë në cdo cep e kanë bërë jetën në këtë lagje ferr për të gjithë”. 

Sipas kësaj prishtinaseje “edhe pronarët e tokave që i kanë këmbyer për jetë më të mirë sot jetojnë në këtë kaos, dhe një mundësi e humbur për ardhme me mjedis të pastër, pra faktori njeri dhe lakmia që të fitojnë shumë ka shkatërruar jetën normale të të gjithë banorëve të kësaj lagje. Ejani vizitoni një kopsht që është përreth rrugës, që fëmijët menjëherë dalin në rrugë ku qarkullojnë mijëra kamionë e vetura. Edhe sikur të rrënohej e gjithë lagjja asgjë nuk do ta kthej dritën e diellit dhe erën e luleve që kishte kjo lagje dikur. Në këtë lagje përjetohet gjithçka që mund të quhet kundërnjerëzore. Çdo ditë në këtë lagje ndërtimet pa plan cenojnë të drejtën tonë  elementare për siguri, diell qetësi e ajër të pastër”!

Leave a Reply