grenlanda, danimarka, uji, akulli

Grenlanda në ferr

Më të rejat

foto: Reuters

Në Grenlandë vetëm brenda një dite, janë shkrirë 12 miliardë tonë akull, si pasojë e të nxehtit të lartë

Me ngjyrë hiri janë krijuar lumenj nëpër akullnaja, derisa në shumë pjesë shihet edhe sipërfaqja tokësore.

Sipas CNN, sasia e akullit që është shkrirë, është sa katër miliardë pishina olimpike, ndërsa të shkririt po vazhdon me intensitet pak më të ulët.

Njohësit e ambientit kanë bërë të ditur se shkaku i nxehtësisë së gushtit të këtij viti do të shkrihen rreth 197 miliardë tonë akull që ndodhen nëpër dete të ndryshme, transmeton albinfo..

Në mënyrë tipike sezoni i shkrirjes fillon në fund të majit dhe zgjat deri në fund të gushtit, këtë vit filloi në fillim të majit dhe mund të zgjasë më gjatë.

Të dhënat nga temperaturat në korrik janë ende duke u analizuar, por mund të jenë më të nxehtat në histori, sipas Programit të Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut.

Rekordi i mëparshëm ishte në korrik 2016.

Leave a Reply