Bakteret karburanti i së ardhmes
Bakteret që’’ushqehen’’ me metan premtojnë të jenë çelësi i karburanteve të së ardhmes, sipas një grup studiuesish të Universitetit të Northwesternit, që ka identifikuar pikën e saktë ku enzima përgjegjëse për konvertimin e metanit në etanol hyn në veprim.
Është një pikë ku ka vetëm një jon të bakrit. Zbulimi, i botuar në revistën ”Science”, mund të çojë në projektimin e katalizatorëve të rinj, të aftë për konvertimin e metanit (një gaz i fuqishëm serrë) në metanol (që përdoret në lëndë djegëse), që mund të ripërdoren shpejt duke përdorur të njëjtin mekanizëm si bakteret.
“Identiteti dhe struktura e joneve metalike përgjegjës për katalizimet kanë mbetur të pakapshme prej vitesh, por ne kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara për të kuptuar se si funksionojnë këto baktere”, vuri në dukje Amy Rosenzweig, bashkautore e studimit.
Proceset industriale aktuale për të shkaktuar një reaksion methane-metanol kërkojnë presione shumë të larta dhe temperatura ekstreme, të cilat mund të kalojnë 1 300 gradë Celsius.
Burimi & Foto: ATSH