shiu acid, kosova, natyra, bbgreenkosova

Mësoni se çfarë është Shiu acidik dhe si formohet

Më të rejat

Foto: https://www.alternet.org/

Ky shi është mjaft i dëmshëm për bimët, objektet dhe për shëndetin e njeriut

Lirimi i gazeve acide në atmosferë dhe tretja e tyre në pikat e shiut formojnë të ashtuquajturin shiun acidik

Ndikimi i Revolucionit Industrial

Foto: https://prezi.com/

Shiu acid është një lloj shiu ose çdo formë tjetër reshjeje që ka nivel të pazakontë aciditeti, çka do të thotë se ka nivel të lartë të joneve të hidrogjenit (pH i ulët). Mund të shkaktojë efekte të dëmshme mbi bimët, kafshët ujore dhe nw infrastrukturë. Shiu acid shkaktohet nga emetimi i dioksidit të squfurit dhe oksidi i azotit, të cilët bashkëveprojnë me molekulat e ujit në atmosferë dhe krijojnë acide.

Foto: https://prezi.com/

Prej vitit 1970, qeveritë kanë bërë përpjekje për të ulur nivelin e dioksidit të squfurit të çliruar në atmosferë, duke arritur rezultate pozitive. Oksidet e azotit mund të prodhohen natyrshëm nga goditjet e vetëtimave ndërsa dioksidi i squfurit nga shpërthimet vullkanike. Kimikatet në shiun acid mund të shkaktojnë heqjen e ngjyrës, gërryerjen e strukturave të çelikut tek urat dhe erozion të statujave prej guri, dhe keshtu shkaterrohen veprat e artit prej guri.

Krijimi i shiut acidik

Për shkak të çlirimit të gazrave acidike në atmosferë edhe tretjes së tyre në pikat e shiut, ai pastaj bie në tokë i tillë, me përbërje acidike. Në gjendje normale shiu ka sasi të vogël të aciditetit. Kjo shkallë varet nga sasia e CO2 të tretur në të, si edhe sasi të vogla të klorit. Sipas standardeve aciditeti duhet të jetë pH = 5.0. Para revolucionit industrial ka qenë 5-6, kurse tani është rritur.

Historia

Foto: https://prezi.com/

Efektet gërryese të ajrit të ndotur acidik të qyeteve të mëdha mbi blloqet e gurëve apo mermereve u vunë re që në shekullin XVII nga John Evelyn, i cili mbajti shënim kushtet e mjerueshme të koleksionit me statuja antike të Thomas Howard.  Që prej revolucionit industrial, çlirimi i dioksidit të squfurit dhe oksidit të azotit në atmosferë është rritur. Në vitin 1852, Robert Angus Smith ishte i pari që shpjegoi lidhjen ndërmjet shiut acid dhe ndotjes atmosferike në Manchester, Angli.

Ndotja e ajrit i referohet pranise se kimikateve ne atmosfere ne sasi dhe ne kohe zgjatje, gje e cila eshte e demshme per shendetin e njeriut dhe mjedisin.

Pemë të thara nga shiu acid

Foto: https://prezi.com/

Për shkak të lirimit të gazrave acidike në atmosferë dhe tretjes së tyre në pikat e shiut, ai pastaj bie në tokë i tillë, me përbërje acide. Ky shi është mjaft i dëmshëm për bimët, objektet tjera dhe për shëndetin e njeriut.

Në gjende normale shiu ka sasi të vogël të acidit. Kjo shkallë varet nga sasia e CO2 të tretur në të, si edhe sasi të vogla të klorit. Sipas standardeve aciditeti duhet të jetë pH = 5.0. Para revolucionit industrial ka qenë 5-6, kurse tani është rritur. Shiu acid dëmton edhe ujin duke i shkaktuar vdekje peshqve dhe gjallesave të tjera.

Foto: https://prezi.com/

Pasojë e formimit të shirave acidik janë oksidet e azotit dhe oksidet e sulfurit. Këto okside dëmtojnë organet e frymëmarrjes. Gjatë reshjeve atmosferike oksidet e sulfurit reagojnë me ujin duke formuar acide përkatëse, si acidin sulfurik dhe acidin sulfuror. Këto reshje quhen të reshura acidike, të cilat janë shkatërrueset më të mëdha të fasadave të ndërtesave, shtatoreve, por në veçanti të botës bimore./Wikipedia/NationalGeografic/BBGreenKosova

Leave a Reply