Zvicra e ‘vogël’ me zemër të madhe
Zvicra u mundëson qasje në ujë të pijës 90 përqind të popullatës kosovare
Foto:mycwt.com/countries/switzerland/
Qeveria zvicerane, nëpërmjet Ambasadës së saj dhe Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë ka realizuar një sërë projektesh në sektorin e ujërave, dhe jo vetëm.
Në një intervistë për emisionin ON AIR të RTK-RADIO zëvendës drejtori i Zyres Zvicerane Për Bashkëpunim në Kosovë nga Ambasada e Zvicrës, Bernard Soland, ka thënë se angazhimi i Zvicrrës ka filluar që para 20 vitesh. Fillimisht me asistencë teknike humanitare në vitin 1998-1999 dhe më pas duke kaluar në një bashkëpunim të zhvillimit në vitin 2002.
Sipas Soland, qeveria zvierane kishte filluar me katër programe: “Demokracia dhe sundimi ligjit, uji dhe infrastruktura, ekonomia dhe punësimi dhe që prej vitit 2015 investimi në sektorin e shëndetësisë, në shëndetin primarë”.
Në këto katër sektor Zvicra ndihmon Kosovën çdo vit me nga 20 milionë euro, ndërsa vetëm për sektorin e ujit në këto dy dekada janë investuar 100 milion euro, thotë Bernard Soland.
Zvicra ka investuar në Kosovë që prej viti 1999 në sektorin e ujit dhe trajtimin e ujërave të zeza, duke e vlerësuar këtë vend lider në zhvillimin e infrastrukturës që lidhet me shëndetin e popullatës dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
Në këto fusha janë inevstuar miliona euro në sektorin e ujërave në zonat rurale dhe zonat urbane. Investimet fillestare janë bërë në Anamoravë e pastaj në tërë territorin e Kosovës, projekte që kanë pasur të bëjnë me zgjerimin e rrjetit të ujit të pijshëm.
Deri në fund të vitit 2020 do të investohen edhe miliona euro. Këto investime janë grante për popullin e Kosovës dhe në total investimi vetëm për ujin shkon 100 milionë euro investime nga shteti zviceran.
Nga këto projekte deri më tani 92% e qytetarëve të Kosovës janë të çasur në sistemin e ujësjellësit përderisa 80% e tyre menaxhohen nga Kompanitë Regjionale të Ujësjellësve.
Qeverisë Zvicerane për Programin Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizim në Zonat Rurale me ujë dhe kanalizime, e cila njëkohësisht shënon edhe fazën përfundimtare të Programit të Ujit në zonat rurale, ku me përfundimin e këtij programi që është planifikuar të jetë në vitin 2020, do të realizohet mbi 90% mbulueshmëri të popullsisë me një furnizim të rregullt me ujë.
Zvicra në vazhdimësi ka kontribuar edhe me projekte të tjera, siç janë trajtimi i ujërave të zeza në Gjakovë, Pejë dhe Prizren, të gjitha në formë të granteve.
Nga ndihma e Zvicrës, ka përfituar 1/3 e popullatës apo 600 mijë qytetarë të Kosovës. Zvicra si donator kryesor ka mundësuar në projekte që 90 përqind e popullatës së Kosovës të kenqë qasje në ujë të Pijës./BBGreenKosova