Gjermania, brenda 19 vitesh mbyllë 84 termocentrale qymyri
Foto: www.weforum.org
Gjermania, për të përmbushur detyrimin e saj ndërkombëtar në luftën kundër ndryshimit klimatik, do të mbyllë 84 termocentralet e saj që përdorin këtë lëndë përgjatë 19 viteve të ardhshme, .
Ky njoftim shënon një ndryshim rrënjësor në shtetin më të madh të Europës – një komb i cili ka qenë lider në pakësimin e emisioneve të CO2 përpara se të humbte fokusin e saj duke humbur të gjithë objektivat. Termocentralet me qymyrguri furnizojnë rreth 40% të elektricitetit në Gjermani.
“Kjo është një arritje historike” – u shpreh Ronald Pofalla, kryetari i 28 komisioneve qeveritare, në një konferencë shtypi në Berlin – “Ishte diçka e sigurtë dhe ne ia dolëm t’ia arrinim. Nuk do të ketë më termocentrale me lëndë qymyrguri në Gjermani duke filluar nga viti 2038.”
Plani gjithashtu përfshin 45 bilionë dollarë në shpenzime për të minimizuar dëmet ekonomike në rajonet ku përdoret më së shumti kjo lëndë. Rekomandimet e komisionit pritet që së shpejti të mbështeten nga qeveria e Angela Merkel.
Një profesoreshë e energjisë ekonomike në Berlin u shpreh kështu për këtë vendim të qeverisë:
“Është në moment historik për ndryshimin e politikave mjedisore në Gjermani që do ta rikthejë vendin sërish si liderë në luftën e ndryshimit klimaterik. Është gjithashtu edhe një sinjal mjaft serioz për botën se Gjermania e ka seriozisht për luftën kundër ngrohjes globale.”