Dredhëza e egër – e imtë, po me shumë të mira

Bimët

Fruti i freskët i pjekur i dredhëzes së egër, për shkak të shijes së këndshme, përdoret shumë si ushqim ose përpunohet në formë lëngjesh, xhemash dhe marmelatash

Pamja e bimës dhe vendbanimi. – Dredhëza e egër (Fragaria Vesca L.) është bimë barishtore shumëvjeçare, e lafrtë deri rreth 15 cm. Gjethet kanë bisht të gjatë, janë të përbëra prej tri fletëzashm të cilat janë të mbuluara me qime të imëta, në anën e poshtme më të ndritshme se në të epërmen, ndërsa skajeve të dhëmbëzuara ashpër. Në maje të kërcellit nga disa lule të bardha të rregullta, të cilat përbëjnë lulesën. Fruti është i butë dhe i lëngshëm, me ngjyrë të kuqe. Pjesa kryesore e frutit është bërë prej shtratit të lules, e në të janë frutthat e vërtetë.

Kjo bimë shumëzohet përmes kërcellit mbitokësor. Lulëzon në pranverë.

Dredhëza e egër më së shpeshti paraqitet nëpër vende të djegura dhe nëpër rrahe pyjore, nëpër lirishta, skaj pyjeve, nëpër livadhe dhe kullosa malore.

Droga. – Gjethja e dredhëzes së egër (Fragariae folium); rizoma e dredhëzes së egër (Fragariae rhizoma);

Mblidhet vetëm gjethja e re, e zhvilluar, e shëndoshë dhe e pa dëmtuar, pa njolla, me bisht sa më të shkurtër. Thahet në shtresë të hollë në hije, në vend të ajrosur ose në tertore.
Prej 4 deri 5 kg gjethesh të njoma fitohet rreth 1 kg gjethesh të thata.
Droga e tharë mirë duhet të ruajë ngjyrën natyrale të gjelbër. Është gati pa erë dhe me shijë të athtë.

Rizoma nxirret në vjeshtë, pastrohet prej pjesëve nëntokësore të bimës, lahet me ujë të ftohtë dhe thahet në tertore ose në vend të ngrohtë.
Prej 3 deri 4 kg rizomash të njoma fitohet rreth 1 kg rizomash të thata.
Rizoma është e gjatë deri 5 cm dhe e trashë rreth 1 cm, e rrudhur ngapak në formë unazore dhe e mbuluar dendru me rrënjë të imëta. Së jashtimi ka ngjyrë gështenje të mbyllur, ndërsa në prerje ngjyrë gështenje të kuqrremtë.

Edhe gjethja edhe rizoma pqetohen në dëngje jute dhe ruhen në vende të pastra dhe të ftohta.

Përbërja kimike dhe përdorimi. – Në gjethe, e posaçërisht në rizomë të dredhëzes së egër, ka mjaft taninë dhe përdoret si mjet kundër gjakderdhjes. Gjethja përdoret si shtesë çajave të ndryshëm e në kohën e dy luftërave botërore është përdorur si zëvendësim i çajit kinez.

Fruti i freskët i pjekur i dredhëzes së egër, për shkak të shijes së këndshme, përdoret shumë si ushqim ose përpunohet në formë lëngjesh, xhemash dhe marmelatash./bbgreenkosova

Burimi: Literatura profesionale
Foto: BB Green Kosova

Leave a Reply