Bakteri kthen plastikën në CO2 dhe ujë
Studentet që gjeten zgjidhjen e problemit të plastikës në oqeane
Ndotja e madhe nga plastika në oqeane është kthyer në një problem shqetësues për të gjithë planetin.
Hulumtimet e fundit tregojnë që në vitin 2050 do të ketë më shumë plastikë sesa peshq, shkruan Independent.
Shumë insitute studimore po bëjnë përpjekje që të gjejnë një zgjidhje për të eleminuar plastikën në oqeane dhe dete.
Shumë shtete kanë vendosur që materialet plastike ti zëvendësojnë me materiale të tjera të riciklueshme. Por as ulja e prodhimit të plastikës nuk po jep rezultat.
Janë dy studente që të cilat e kanë gjetur zgjidhjen e këtij problemi madhor.
Shkencëtaret 20 vjeçaret, Jeanny Yao dhe Miranda Wang kanë krijuar një bakter që mendohet ta kthejë plasikën në CO2 dhe ujë.
“Është praktikisht e pamundur t’i bësh njerëzit të ndalojnë përdorimin e plastikës, kështu që ne kemi nevojë për teknologji për të thyer materialin, dhe gjithçka bëhet e biodegradueshme”, thotë Miranda Wang.
Dy studentet kanë marrë marrë një financim prej 400 mijë dollarësh për të vazhduar zhvillimin e produktit të tyre. Gjithashtu ata kanë fituar 5 çmime në shkencë falë shpikjes së tyre.