Sot në Prizren u hap ekspozita për “Shpendët Migrues”

Më të rejat

Organizata gjithëshqiptare e fotografëve të natyrës së Egër (Wildlife Albanian Photographers WAPH) ka hapë sot ekspozitën fotografike me temë: Shpendët shtegëtarë (migrues) në Ditën Ndërkombëtare kushtuar këtyre shpendëve.

Takimi përurues u mbajt sot me datë 9 tetor në ora 10:00 në Sheshin Lidhja e Prizrenit, pikrisht në qytetin e Prizrenit. Në hapje foli themeluesi i kësaj organizate, Arian Mavriqi, tha se Wildlife Albanian Photographers, përmes kësaj ekspozite vijon angazhimet në promovimin e vlerave tona kombëtare, në veçanti specieve të cilat po rrezikohen nga shuarja, dhe kërkoi më shumë përkrahje nga institucionet për fotografët në mbrojtje të këtyre vlerave.

Ndërsa organizatori i kësaj ekspozite në Prizren, Sefer Susuri, tha se Wildlife Albanian Photographers përbëhet nga fotografë profesionist dhe pasionantë të fotografisë nga trojet mbarëshqiptare, të cilët angazhohen në ngritjen e vetëdijes qytetare që përveç mbrojtjes së flores dhe faunës, të njihen edhe me shpendët dhe t’i mbrojmë ata.

Pjesë e hapjes së kësaj ekspozite ishte edhe drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport në Prizren, Emilia Rexhepi, e vlerësoi të rëndësishme këtë ngjarje, për të cilen tha se do ta përkrahim edhe në të ardhmen.

Kurse Ardian Koçi, drejtues i Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta, inkurajoi Wildlife Albanian Photographers, që të vijojnë me punën e tyre në promovimin e vlerave të shumta me të cilet merren ata. Ndërkaq, Besnik Hallaçi, drejtor i Administratave të Mbrojtura për Qarkun e Kukësit, tha se kjo ngjarje i shërben promovimit të pasurive të jashtëzakonshme mbarëkombëtare, dhe bëri thirrje që të ndalohen dëmtuesit e florës dhe faunës dhe të mbrohen shpendët.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 9 -12 tetor, dhe orari i vizitave do jetë nga ora 10:00 deri në ora 16:30
Ndërsa në datat 10, 11, dhe 12 tetor Ekspozita do bartet në hapësirat në Qendrën Tregëtare Abi Çarshia në Prizren.

Në këtë ekspozitë keni mundësin të shihni shumë nga shpendët që vetëm syri i fotografëve mund t’i kap. Momente të bukura, emocionuese dhe aq mahnitëse do jenë pamjet e kësaj ekspozite. /BBGreenKosova/

Fotot: Valon Sope

Leave a Reply