Reportazh për Gjakovën, pjesa 4: Komuna e Gjakovës, qyteti dhe mjedisi natyror
Higjiena është gjysma e shëndetit, por pastërtia e qytetit është ligj
Ndërtimet e vjetra dhe të reja në Gjakovë dhe prerja e drunjëve të vjetër(4)
Për kryetarin Gjinin, ndërtimet në lagje tjera është problemi më i vogël. Ndërsa, problemi më i madh është qendra e qytetit ku planet rregulluese të vjetra parashohin etazhitete të ulëta dhe investitorët nuk kanë llogari të investojnë ato etazhitete. Disa zona më afër këtu, ku jemi, një person e ka ndërtuar një objekt, ndërsa personi tjetër e ka një shtëpi të vogël, e kjo nuk është si pasojë e asaj se në qendër të qytetit askush nuk dëshiron ta ketë një shtepi me tjegulla, mirëpo se etazhiteti është i ulët dhe nuk kanë llogari financiare që të investojnë. Po punojmë me hartën zonale, ta rregullojmë këtë pjesë të etazhitetit edhe unë besoj se pjesa ekzituese e Gjakovës do ta vazhdojë trendin e zhvillimit kështu si është, ndërsa në të ardhmen komplet ndërtimi do të orientohet në Rezinen Gjakovës së re, një plan jashtëzakonisht i madh, i cili ka tejkaluar të gjitha procedurat.
Por ka edhe qytetarë që pajtohen me ndërtimet e reja në qytetin e Gjakovës.
Arti (26 vjeç) – ‘Paj nuk është se jam i kënaqur në atë qindpërqindshin, dua të bëhet më tepër, dhe të frekuentohet periferia e Gjakovës që ka më shumë gjelbërim. Nuk është vetëm faji i komunës, është edhe i qytetarëve. Ato pak zona të gjelbra që i kemi nuk arrijmë t’i mirëmbajmë mirë’. Pa i përfshi të gjithë, është një pjesë e qytetarëve të pandërgjegjshëm që hedhin mbeturina, ashtu siç besoj e keni parë te lumi Krena, ai gjithë është me mbeturina. E për faj të këtyre qytetarëve edhe ne të tjerët fajësohemi.
Problemi mjedisor nuk e ka përfshi vetëm Gjakovën, është bërë si një ‘sëmundje infektuese’, por kësaj here ndaluam në këtë qytet të bukur, i cili ndodhet në mes të zhvillimit dhe luftës për ta rregullar me ligj mjedisin dhe jetën e gjelbër.
Këtyre ditëve erdhi si një bombë reagimi i qytetarëve për zgjerimin e rrugës në qendër të qytetit dhe prerja e drunjëve-pemëve disa vjeçare. Një reagim mjaft rigoroz erdhi edhe nga ish-kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, e cila nuk njihet se ka bërë ndonjë veprim për mjedisin, natyren, por kritikat i kishte shumë të ashpra për këto prerje.
Gjini në intervistë për ‘BB Green-in’ tha se këto ndërtime duhet të shikohen në kontekst të avanacimit duke bërë krahasime siç ishte Gjakova dhe siç po bëhet.
Për prerjen e drunjëve Partia Alternativa dhe Lëvizja Vetëvendosje, degët në Gjakovë, kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj kreytarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për prerjen e pemëve në qendër të qytetit.
Komuna e Gjakovës është duke e realizuar projektin për zgjerimin e rrugës ‘Nënë Tereza’, ndërsa pemët janë prerë për t’i hapur rrugë këtij projekti. BB Green Kosova edhe për këtë temë i ka kërkuar prononcim Z.Gjinit, por nuk është përgjigjur.
Ndër të tjera ekzekutivi i komunës është duku i shtruar të gjitha rrugët me kubëza dhe granit si dhe janë duke u rishtruar, ndërsa aty ku ka nevojë po stanohet komplet edhe infrastruktura nëntokësore. Kryesisht kemi problem me kanalizmet e ujravë të zeza dhe atmosferike, ujëra të shiut, jemi duke i nda në çdo rrugë që po e punojmë, ka thënë kryetari Gjini.
Ndërsa sa i përket ndërtimeve, i pari i Gjakovës thotë se asnjë objekt pa leje nuk është ndërtuar në Gjakovë, “Ne e dimë që kërkesa është 600 përqind, ne e dimë sa kemi inkasuar mjete prej lejeve të ndërtimit, d.m.th vëllimi i lejeve e tregon vëllimin e ndërtimit, se një metër është një metër edhe këtu edhe në hënë”.
Kryetari i Gjakovës Ardian Gjini vitin e kaluar kishte nxitur garën në të cilën morën pjesë shkollat dhe lagjet. Komuna i ka ndihuar ato me ulëset e parkut, ndriçimin, fidanet dhe kubëzat, në mirëmbajtjen përfshihen edhe qytetarët, por kostot i mbulon komuna. Një prej gjërave të rëndësishme është edhe ndryshimi i obrreve të shkollave që janë shumë të mirëmbajtura dhe të pastra. Kjo do të ndikojë për të mirë të nxënësit dhe sjelljet e tyre.
Gjini tha se ka edhe shumë punë të tjera që ne si komunë kemi bërë. Përveç zonës urbane të qytetit një investim është bërë edhe në 88 fshatra të banuara dhe tri të pabanuara. Gjini tha, që me ujësjellësin kemi punuar shumë, në fakt ujësjellësi i fshatrave të ‘Rekes së Keqe’ dhe të ‘Rekës së mirë’ e ka marrë investimin më të madh të marrë ndonjëherë që prej sa unë jam kryetar, investimin 1.5 milionë euro./BB Green Kosova
Autore Behare Bajraktari