Dita pa makina në Kaçanik

Njeriu dhe natyra

Sot më datën 26 shtator  për herë të tretë u mbajt organizimi tradicional “Dita pa Makina- Tour n’Kacanik” nga Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit ”Gjethi”.

Ky organizim u mbështet nga Komuna e Kaçanikut dhe u përkrahë nga Policia e Kosovës dhe qytetarët. Të gjithë entuziastët e çiklzimit, natyrës dhe mjedisit së bashku treguan prap se vazhdojnë të jenë në listën e qyteteve qe inkurajojnë lëvizshmërinë jo-motorike dhe aktivitetin fizik.

Prezent ishin rreth 80 pjesmarrës të moshave të ndryshme dhe të gjithë ishin me një energji masive pozitive dhe të etur për një ngjarje dhe organizim të tillë.

Kësaj here në këtë oraganizim kushtet klimatike nuk ishin në favorin e tyre dhe gjithësesi situatë e brishtë nga coronavirusi dhe respektimi i masave. Motoja e këtij organizimi ishte “Rini, ju jeni e ardhmja e këtij vendi”.

/BBGreenKosova/

 

 

 

Leave a Reply