Mashtrimet e industrisë së plastikës dhe naftës mbi riciklimin

Më të rejat

Një hetim i ri nga NPR dhe PBS Frontline zbulon se për dekada, drejtuesit në industrinë e naftës dhe plastikës investuan miliona dollarë amerikanë për të mashtruar publikun në lidhje me riciklimin e plastikës.

Çdo person, i rendit plehrat në vendet adekuate për riciklim, duke menduar se plastika do të riciklohet për të zvogëluar ndotjen. Fatkeqësisht, e gjithë ajo përpjekje mund të jetë e kotë.

Sipas informacionit të publikuar nga NPR, operatorët e industrisë së naftës mashtruan publikun duke besuar se plastika me një përdorim mund të riciklohet.

Këta operatorë arritën të mashtrojnë në të gjitha shtetet duke vendosur një logo riciklimi në produktet plastike me një përdorim. Kjo ndihmoi për të bindur shumë anëtarë të publikut se këto produkte janë të riciklueshme kur, në të vërtetë procesi i nevojshëm i riciklimit rezulton jopraktik.

Hetimi i fundit zbulon se kompanitë kryesore të naftës dhe plastikës i shitën publikut një narrativë individuale të përgjegjësisë që ata e dinin se ishte joreale. Ky hetim, i cili gërmoi në regjistra që datojnë në pesë dekada, vuri në dukje se lojtarët e industrisë së naftës dhe plastikës zgjodhën ta shesin këtë narrativë pavarësisht çështjeve që u ngritën në atë kohë.

NPR zhvilloi intervista me persona të ndryshëm në këtë industri, përfshirë anëtarë në pension të korporatave plastike dhe të naftës. Larry Thomas, ish-presidenti i Shoqërisë së Industrisë së Plastikës, tha se ata duhej të shpërqendronin vëmendjen e publikut.

“Nëse publiku mendon se riciklimi po funksionon, atëherë ata nuk do të shqetësohen aq shumë për mjedisin,” tha Thomas në një intervistë për NPR.

Hetimi ka zbuluar dokumente që datojnë nga vitet 1970 që tregojnë se drejtuesit e industrisë dinin se çfarë po bënin. Shumica e këtyre dokumenteve janë vendosur në biblioteka dhe universitete në të gjithë vendin. Për shembull, në Universitetin e Sirakuzës, hetuesit gjetën një grumbull skedarësh nga një ish-konsulent i industrisë. Dosjet përmbajnë një raport të vitit 1973 nga shkencëtarët që në mënyrë të qartë u tha ekzekutivëve se nuk ishte e vlefshme të riciklohej plastika në një shkallë të gjerë.

Ndërsa një pjesë e plastikës riciklohet, ajo është vetëm rreth 10% të të gjitha plastikave të përdorura. Kjo sepse kostoja e riciklimit të plastikës me një përdorim është shumë e lartë. Për më tepër, shumica e anëtarëve të industrisë preferojnë të bëjnë plastikë të re nga nënproduktet e fraksionimit, e cila është më e lirë dhe ofron produkte me cilësi më të lartë. /bbgreenkosova./

Burimi: Inhabitat.com

Leave a Reply