Nga gazetaria për të prodhuar biodizel
Vaji i përdorur ushqimor grumbullohet në Kosovë drejt Austrisë
Autore Behare Bajraktari
Gazetarja Edona Demaj, la gazetarinë për biodizelin. Nëna e tre djemve është e lidhur ngusht me natyren, mjedisn, djemtë e saj dhe gazetarinë. Por, Edona e la gazetarinë dhe filloi një çasje të re ndaj mjedisit, duke u kujdesur në aspekt të dyfishte, njëkohësisht për familjen dhe mjedisin.
E nisi profesionin e saj të ri përpunimin e vajit bimor, vajin që në përditshmëri familjet dhe restorantet do ta kishin hudhur në kanalizime apo diku në natyre, duke shkaktuar dëme. Biodizeli si nje lëndë djegëse alternative e fituar nga kombinimi i vajrave bimore karakterizohet me disa përparësi, në mbrojtje të mjedisit jetësor, në dallim me dizelin mineral. Një nënë që kujdesët për jetën e fëmijëve të saj dhe fëmijëve të tjerë, jo vetëm në aspketin mjedisor, por kultivon edhe edukaten se si duhet vepruar ndaj natyrës dhe mjedisit si tërësi.
Në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e tokës, Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë për Konsolidimin e tokës 2010-2020 e cila si objektivë të përgjithshme ka realizimin e projekteve të konsolidimit të tokës dhe të sigurojë shfrytëzim racional të tokës bujqësore, mbrojtjen e mjedisit, ndër të tjera. Por derisa Agjencia Për Mbrojtjen e Mjedisit dhe vetë MMPH-ja të t’i zbatojë politikat dhe ligjet, toka po degradohet. Nga ndotja e tokës në mënyrë të drejpërdrejtë ose të tërthortë preken të gjitha gjallesat.
Tash është rruga e vetme që secili veprim individual dhe biznesor të karakterizohet me mjedisin. Kështu ka bërë Edona Demaj duke themeluar kompaninë Eco Kos e cila bënë grumbullimin vajit të përdorur ushqimor si dhe duke u bërë pjesë e mbrojtës së mjedisit, njëkohësisht.
Vaji i përdorur i ushqimor (UCO) prodhohet çdo ditë në sasi të mëdha nga industritë ushqimore dhe familjet. Për shkak të deponimit joadekuat ky lloj i mbeturinave konsiderohet si ndotësi më i zakonshëm i ujit dhe tokës, duke përbërë ¼ e të gjitha kategorive të ndotjes.
Të mirat nga grumbullimi i vajit bimor
Duke ndjekur praktikat ndërkombëtare të ekonomisë së gjelbër, në vitin 2018, Eco Kos prezantoi një sistem inovativ të menaxhimit të mbeturinave – grumbullimin, transportimin, ruajtjen dhe trajtimin fizik të vajrave dhe yndyrave të përdorura me origjinë bimore.
Madje sipas studimeve të fundit shkencore studiuesit propozojnë që kalimi në proteina të buruara nga bimët do të rrisë tokën bujqësore, që mund t’u dedikohet përsëri ekosistemeve që të thithin dioksid karboni. Pra ushqimi me vaj bimor do të sillte të mira për të gjithë.
Një prej të mirave apo përfitimeve është se konsumatorët nuk humbasin asgjë, përkundrazi ftojnë shumë: Kompania Eco-Kos, iu dërgon shishet apo bidonët konsumatorëve familjarë si dhe bizneseve, restoranteve si dhe shkon e bënë mbledhjën e tyre. Konsumatorët familjarë për çdo 5-6 litra vaji të mbledhur e fitojnë një litër vaj, ndërsa restorantet paguhen për çdo kilogram. Përfitimi tjetër është që tubacionet e lavamanit të kuzhinës nuk do të bllokohen më nga derdhja e vajit, pas përdorimit. Gjithashtu edhe llumi i vajit edhe nga vetë kompania mblidhet në një vend të posaçëm.
Ndotja e tokës ndikon në përmasa serioze në ekosistem dhe rrezikon edhe jetën e njeriut, por edhe të gjallesave të tjera. Për një të ardhme më të shëndetshme dhe një botë të jetueshme është në përgjegjësinë e gjithësecilit që ta mbajë të pastër token.
Edhe Edona Demaj, si pionierë në këtë industri me Eco Kos ka krijuar një sistem efikas dhe funksional për menaxhimin e vajit të përdorur ushqimor në të gjithë territorin e Kosovës. Duke përdorur teknologjinë moderne, rrjetin logjistik të zhvilluar dhe edukimin e vazhdueshëm të çdo prodhuesi të vajit ushqimor, ky sistemi garanton shfrytëzimin e mëtejshëm të potencialit energjetik të vajit të përdorur si lëndë për prodhimin e energjisë së ripërtërishme (biokarburanteve).
Ulja e ndotjës së tokës
Objektivi kryesor është rritja e vetëdijes mjedisore për industritë por dhepër familjet për grumbullimin e duhur të vajit të kuzhinës. Eco Kos po përpiqet të ndjekë praktikat për zero-mbeturina për një mjedis më të pastër duke reduktuar kështu rrezikun për ndotje të ujit dhe tokës.
Sistemi i ekonomisë qarkore për menaxhimin e vajit të përdorur ushqimor rrit cilësinë e jetës për qytetarët duke mundësuar mbledhjen e duhur dhe riciklimin e kësaj mbetjeje në energji të ripërtërishme, gjë që çon në reduktimin e emetimeve të CO2 (Dyoksidit të Karbonit) në mjedis.
Demaj thotë se si lider në këtë fushë deri tash kanë eksportuar qindra tonë të UCO në Evropë. Para se vaji të dërgohet në Austri kompoania e autorizuar Eco Kos, fillimisht e bënë pastrimin e vajit të grumbulluar ku kanisterët një tonëshe mbushen me vaj pasi është pastruar nga llumi i vajit dhe kur të arrihet një shumë e caktuar bëhët transportimi për në destinacion.
Proceci i grumbullimit të vajit nuk është i komplikuar, porse nevojiten disa procedura dhe duhet të plotësohen disa standarde. Ndërsa kur të ulen temperaturat gjatë dimrit për ta bërë më efikase punën e vajit janë dy cisterna nga pesë tonëshe që janë me ngrohje. Në këto cisterna mbahet vaji i shkrirë.
Kjo dhomë e përpunimit të vajit kujdeset që vajin e palmës të mos e lejojë të ngrihet gjatë dimrit, kështu ata kanë bërë një dhomë të poscahme ku tempertatura gjatë ditëve të ftohta duhet të shkojë deri në 50 gradë celcius për ta mbajtur vajin të shkrirë. Aty vaji rrinë një ditë që të shkrihet dhe të kalojë përmes tubave që më pas deponohet në kanisterët me ngjyrë të kaltër.
Kompania kosovare Eco Kos duhej të plotësonte edhe një prej kushteve apo kritereve për t’u licencuar nga austriakët. Për ta fituar të drejten e punës duhej të hapnin edhe gropen septike. Kjo gropë zë tetë tonë me llum të vajit. Gropa është e betonuar në të gjitha anët që të mos depërtoj vaji në dhe, në tokë.
Gropa septike pastrohet rreth katër herë në vit apo varësisht sa shpesh mund të mbushet me llumin e vajit gjatë një viti. Zbrazjen e bënë Kompania e licencuar pastrimit ‘Pastrimi’ ku me te cilen Eco Kos ka të nënshkruar marrëveshje, madje një prej kritereve të vendosura nga austriakët ishte edhe kjo. Por, procedura austriake nuk mbaron këtu. Për ta dëshmuar se ky llum vaji është pastruar nga kompania e autorizuar e pastrimit, Eco Kos duhet të dëshmoj edhe faturat e zbrazjes së llumit nga gropa septike.
Por si u ‘shpik’ biodizeli?
Të kthehemi në vitin 1997, kur Protokoli i Kjotos e promovon strategjinë tejet të rëndësishme në nivel botëror për luftën kundër ngrohjes globale, ku në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2012, vendet e BE-së duhet ta zvogëlojnë emetimin apo lëshimin e gazrave të cilat e shkaktojnë efektin e gazrave serrë, për 8%, krahasuar me vitin 1990.
Në vitin 2003, BE-ja e miraton direktivën apo udhëzimin 2003/30/EC ku qëllimi është që deri në fund të vitit 2005, 2% nga e gjithë lënda djegëse, e cila përdoret në transport, të zëvendësohet me biodizel, ndërsa deri në vitin 2010, ajo përqindje të jetë 5,75%. Të njejtin vit, me direktivën 2003/96/EG të vendeve anëtare të BE-së, u lejohet që t’i lirojnë bio-energjenset nga akciza.
Në vitin 2004 vendoset standardi i dizelit automobilistik Evropian DIN EN 590 me të cilin mundësohet shtimi i lëndës djegëse të biodizelit në dizelin mineral deri në 5%, pa ndonjë shënjim apo karakterizim të posaçëm.
Në kosovoë për herë të parë një grumbullim të tillë e kishte bërë fabrika e mishit në Gjilan ‘Malësia’. Kjo kompani e kishte bërë për nevoja të fabrikës, ndërsa tash e grumbullon vajin për Eco-Kos.
Procedurat për transport nuk janë të thjeshta, sepse transporti duhet të bëhet përmes Maqedonisë për të shkuar drejt Austrisë. Sipas një marrëveshje të Luksemburgut, Kosova nuk e ka të drejten e eksportit të mbetuirnave , prandaj Kosova transporton mbeturina ose përmes Maqedonisë ose përmes Serbisë. Kompania Eco-Kos, gjatë një viti arrinë të eksprtoj deri në 150 ton vaj drejt Austrisë.
Vaji bimor shndërrohet në bio-naftë ku përdoret për agri kulturë. Ky bio-dizel përdoret në bujqesinë austriake dhe çmimi për një litër mund të shkoj deri në 4 euro, prandaj një naftë të tillë bio nuk gjen përdorim në kulturen bujqësore në Kosovë.
Përfitimet janë të shumëfishta si për mjedisin, tokën, dheun, kanalizimet e e shtëpive-banesave ashtu edhe për bizneset, resotrantet. Si e vetmja e këtij lloji në Kosovë edhe Eco Kos e vuajti përiudhen e izolimit, ku gjatë dy mujave pati më pak vaj, ashtu siç ka edhe tash më pak vaj, sidomos në bizneset e restoranteve.
Rritja e popullsisë ndikon në mjedis
Me rritjen e popullsisë së Kosovës është rritur edhe niveli i popullimit mesatar për njësi të sipërfaqes. Nëse në vitin 1948 për km2 ishin 62.7 banorë sipas të dhënave të vitit 2013 për km2 janë 167 banorë. Kjo rritje paraqet njëherësh edhe rritjen e ndikimit të popullsisë në mjedis.
Dendësia më e lartë e popullsisë është në zonat e ulëta fushore (mbi 600 b/km2 -Fusha e Kosovës), në viset e ulëta kodrinore lëviz rreth mesatares së Kosovës, kurse viset e larta kodrinore-malore kanë dendësi më të ulët se mesatarja e Kosovës. Në viset e ulëta është koncentruar numri më i madh i popullsisë, objekteve industriale dhe urbanizimit, faktorë këta që kanë ndikimin më të madh në ndotjen e mjedisit.
Ndikimi i vazhdueshëm nga aktivitetet njerëzore sjellin deri te degradimi i sipërfaqeve tokësore duke shkaktuar edhe pasoja të dëmshme mjedisore dhe socio-ekonomike. Sfida është që të parandalohet degradimi i tokës dhe ndotja e saj përmes masave dhe politikave specifike për mbrojtjen e tokës, si në rastin e Ecoo Kos.
Ndër objektivat kryespr të Eco Kos është edhe rritja e vetëdijes mjedisore për industritë por dhe I familjeve për grumbullimin e duhur të vajit të kuzhinës. Eco Kos po përpiqet të ndjekë praktikat për zero-mbeturina për një mjedis më të pastër duke reduktuar kështu rrezikun për ndotje të ujit dhe tokës.
Sistemi i ekonomisë qarkore për menaxhimin e vajit të përdorur ushqimor rrit cilësinë e jetës për qytetarët duke mundësuar mbledhjen e duhur dhe riciklimin e kësaj mbetjeje në energji të ripërtërishme, gjë që çon në reduktimin e emetimeve të CO2 (Dyoksidit të Karbonit) në mjedis.
Si lider në këtë fushë, Eco-Kos deri tani kanë eksportuar qindra tonë të UCO në Evropë. ECO KOS LLC është kompani e licencuar për mbledhje, grumbullim, magazinim dhe trajtim fizik të vajrave dhe yndyrave ushqimore./BB Green Kosova