Rënia e nivelit të ujit në Liqenin e Badovcit

Ajri, Uji, Toka

Me gjithë rënien e nivelit a do të ketë reduktime të ujit?

Liqeni i Badovcit është rezervuar artificial i cili furnizohet nga Lumi i Graçanicës. Është një prej akumulimeve kryesore në Kosovë për përdorimin e ujit të pijshëm dhe i cili furnizon Prishtinën dhe rrethinën e saj me ujë.

Foto: BB Green Kosova

Gjatë kësaj jave për shkak të temperaturave të larta dhe mungesa e të reshurave të shiut shihet dukshëm  rënia e nivelit të ujit në këtë liqen.

Peshkatari nga Lipjani Hafiz Gashi teksa peshkonte tha  se: “Prej dhjetë vitesh  që peshkoj këtu nuk e kam pa këtë rënie të nivelit të ujit, nuk ka qenë kaq thatë”.

Peshkatari Hafiz Gashi/Foto BB Green Kosova

Nga reshjet e muajit gusht Batllava u përmirësua shumë, por jo edhe Badovci, tha për BB Green Sokol Xhafa, kryeshef ekzekutiv (u.d) në K.R.U Prishtina. Sipas Xhafës, Badovci ka ngelë në nivel statik.

Ai tha, se me gjithë këtë rënie të nivelit të ujit nuk do të këtë reduktime të ujit në këtë vit, përveç në ndonjë zonës pecifike në ndonjë pikë të lartë.

Liqeni i Badovcit gjatë kësaj jave ndodhet në 9.25 të nivelit të kuotës së sipërme, ndërsa Batllava 631.57 mbi nivelin e detit ose 3.43 nën kapërderdhje, edhe sot ka rritje të nivelit.

Foto: BB Green Kosova

Badovci 640.60 metra mbi nivelin e detit ose 9.25 metër nën kapërderdhje, me gjendjen e kësaj jave.

Diga u ndërtua në vitet 1963-1966 në menyrë që të furnizoj qytetin e Prishtinës me ujë. Liqeni është 52 metra i lartë edhe 246 metra i gjerë. Ndodhet në luginën e Badovcit, në afërsi të xeherores “Rainëater”. Gjatë ndërtimit fshati Novoselle u zhvendos sipër liqenit, kurse fshati Badovc përfundi digës. Sipas tëdhënave, nëliqen ndodhen të fundosura njëkishë e vjetër dhe varrezat e fshatit Novosellë./BB Green Kosova

Leave a Reply