Ndryshimi klimatik po ndikon në erozionin e tokës

Degradimi i natyrës

Ndryshimet klimatike, ngrohja globale dhe gërryerja e tokës janë duke e dëmtuar shumë tokën dhe po krijojnë një erozion të rrezikshëm.

Erozioni i tokës do të përshpejtohet në dekadat e ardhshme si rezultat i rrjedhjes së ujit të shkaktuar nga ndryshimi i klimës dhe përdorimi i gjerë i tokës bujqësore. Një studim i ri nga Universiteti i Bazelit përshkruan se si humbja e tokës do të përkeqësohet gjatë vitit 2070.

“Erozioni i tokës është një kërcënim kryesor për degradimin e tokës, ujërat e ëmbël dhe oqeanet. Era dhe uji janë nxitësit kryesorë, duke shtuar edhe gërryerjen e tokës dhe brigjeve të lumenjve,” thanë autorët e studimit.

Ndikimet e erozionit të tokës janë potencialisht katastrofike, këto ndikime përfshijnë humbjen e tokës pjellore dhe ndikojnë në prodhimin e ushqimit. Humbja e tokës mund të krijojë një krizë globale në rritje të pasigurisë ushqimore.

Ekipi i studimit me anë të kompjuterëve kanë simuluar erozionin e tokës në gati 200 vende të bazuara nga skenarët e IPCC. Dhe të gjitha simulimet kanë parashikuar erozion të vazhdueshëm.

Sipas studimit, erozioni i tokës do të rritet deri në 66 përqind deri në vitin 2070.

Studimi parashikon që nëse praktikat bujqësore nuk ndryshojnë dhe ngrohja globale nuk zbutet, më shumë se 28 miliardë tonë metrikë tokë do të humbet çdo vit.

Rajonet më të ndjeshme ndaj erozionit ekstrem të tokës janë vendet tropikale dhe subtropikale me të ardhura të mesme. Studiuesit thanë se do të ishte kritike për vendet e jugut që të promovojnë përdorim më të gjerë të praktikave më të qëndrueshme bujqësore.

“Erozioni i tokës mund të lehtësohet duke bërë kultivim të qëndrueshëm të tokës dhe me anë të politikave të duhura”, tha bashkëautori i studimit Dr. Pasquale Borrelli. “Shpresojmë që parashikimet tona do të ndihmojnë në identifikimin e kërcënimit nga erozioni dhe do t’i lejojnë njerëzit që të krijojnë masa efektive për të zbutur ndikimin e erozionit.” /bbgreenkosova./

Burimi: Earth.com

Leave a Reply