Sengi misterioz, rizbulohet pas 50 vitesh
Ka përmasat e një miu, por është i afërt me elefantin, thneglangrenësin Afrikës dhe lopën e detit një nga 25 “speciet më të kërkuara të kafshëve të humbura” në botë
Një gjitar pak i njohur i afërt me elefantin, por përmasat e një miu, u zbulua në Afrikë pasi askush nuk e kishte parë atë për 50 vjet, shkruan BBC.
Shënimi i fundit shkencor për këtë specie ‘të humbur’, i quajtur hundëgjatë, daton nga vitet ’70 të shekullit të kaluar.
Krijesa u gjet e gjallë dhe mirë në Xhibuti, një vend në Bririn e Afrikës, gjatë një ekspedite shkencore.
Elefanti hundëgjatë ose sengi (në gjuhën zulu) nuk është elefant, por është i afërt me anteaterin (thneglagrënësin) afrikan, elefantin dhe lopën e detit. Ka hundë specifike si zurnë me anë të së cilës ushqehet me insekte.
Ka 20 lloje sengish në botë, dhe sengi nga Somalia (Elephantulus revoilii) është një nga speciet më misterioze, me vetëm 39 ekzemplarë të mbledhur dhe ekspozuar në muzetë në të gjithë botën. Lloji është gjetur vetëm në zonën e Somalisë, prej nga emri i saj.
Steven Heritage, një shkencëtar nga Qendra për Kërkime të lemurëve në Universitetin Duke, dhe një anëtar i ekspeditës në bririn e Afrikës në vitin 2019, thotë se ai është shumë i lumtur që kjo specie është rizbuluar.
— Ne ishim shumë të ngazëllyer kur hapëm grackën e parë dhe gjetëm elefantin hundëgjatë, një sengi somalian, thotë Heritage.
– Ne nuk e dinim se cila specie u shfaq në Xhibuti, kështu që kur pamë bishtin karakteristik, thjesht shikuam njeri-tjetrin dhe menjëherë e dinim se kishim gjetur diçka të veçantë.
Shkencëtarët dëgjuan që këto kafshë u panë në Xhibuti, dhe Houssein Rayaleh, një studiues dhe konservator nga Xhibuti që u bashkua me ekipin, besonte se e kishte parë tashmë këtë kafshë. Ai gjithashtu tha që njerëzit në Xhibuti kurrë nuk kanë menduar se sengi ishte një specie ‘e humbur’, dhe falë hulumtimeve të reja, sengi somalez është përsëri i pranishëm edhe në komunitetin shkencor.
– Kjo është një histori shumë e rëndësishme për Xhibutin, sepse dëshmon biodiversitetin e madh të këtij vendi dhe rajonit dhe tregon se ka shumë mundësi për kërkime shkencore, thotë Rayaleh.
Karremi prej kikirikit
Shkencëtarët vendosën më shumë se 1.000 kurthe në 12 vende, dhe përdorën gjalpë kikiriku, tërshërë dhe maja si karrem. Një kafshë u kap në kurthin e parë të vënë në një zonë të thatë, shkëmbore.
Në përgjithësi, ata panë gjithsej 12 sengi gjatë ekspeditës dhe morën fotografitë e para të këtij gjitari që të bëhen pjesë e dokumentacionit shkencor. Për fat të mirë, nuk janë identifikuar kurrëfarë kërcënimesh të menjëhershme për kafshën, siç është shkatërrimi i habitatit për shkak të aktiviteteve njerëzore.
Shumica e ekzemplarëve të gjetur sugjerojnë që mund të ketë ende në një zonë jashtë Somalisë, Xhibutit dhe Etiopisë.
Sengi somalez është një nga 25 “speciet më të kërkuara të kafshëve të humbura” në botë, sipas organizatës Global Wildlife Conservation.
“Zakonisht kur gjejmë përsëri një specie të humbur, gjejmë vetëm një ose dy ekzemplarë, kështu që duhet të reagojmë shumë shpejt për të parandaluar që ato të zhduken”, thotë Robin Moore.
– Ky është një zbulim i shkëlqyeshëm gjatë kohërave të trazuara që kanë kapluar planetin tonë dhe që na mbush me shpresë se do të gjejmë specie të tjera nga lista e ‘të humburve ’siç është urithi apo brejtësi i artë i Dewintonit nga ishulli Ilin.
Një enigmë e re
Analiza e ADN-së tregoi se sengi i Somalisë është i afërt me speciet e tjera nga Maroku dhe Afrika e Jugut.
Këta gjitarë janë shpërndarë disi mbi një zonë jashtëzakonisht të madhe, duke paraqitur një enigmë të re për shkencëtarët.
Ata tani planifikojnë të fillojnë një ekspeditë të re në vitin 2022, gjatë së cilës do të vendosin pajisje të vogla GPS tek individët e sengive për të regjistruar lëvizjet dhe sjelljet e tyre.
Kelsey Neam nga Global Wildlife Conservationi shton: – Zbulimi që sengi Somali ekziston në natyrë është hapi i parë në ruajtjen e kësaj specieje. Tani që ne e dimë se ai mbijetoi, shkencëtarët mund të sigurojnë që ai kurrë të mos zhduket përsëri./bbgreenkosova
Burimi: BBC
Foto: Steven Heritage