Ndotja e ajrit në natyrë rrit rrezikun nga infarkti

Më të rejat, Njeriu dhe natyra

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues të Universitetit RCSI të Mjekësisë dhe Shkencave të Shëndetit ka zbuluar se një rritje sezonale e infarkteve në zonat urbane të Irlandës është e lidhur me ndotjen e ajrit në natyrë. Studimi është i pari që konfirmon një lidhje midis ndotjes afatshkurtër të ajrit dhe të infarktit në Irlandë.

Pas llogaritjes së faktorëve të tjerë që mund të kenë pasur një ndikim të tillë si temperatura dhe lagështia, studiuesit zbuluan se pati një rritje statistikisht të konsiderueshme të numrit të spitalizimeve për infarkte në Dublin pas një rritjeje të ndotjes së ajrit.

“Meqenëse Irlanda ka ndotje relativisht të ulët të ajrit, kjo nënkupton nevojën për të futur ndryshime të politikave për të zvogëluar ndotjen e ajrit në të gjitha vendet në botë”, kanë shkruar autorët e studimit.

Gjatë gjithë muajve të dimrit, ajri në Dublin mbushet me nivele më të larta të dioksidit të squfurit, dioksidit të azotit dhe ndotjes së grimcave të tjera. Rritja e ndotjes është kryesisht rezultat i djegies së karburanteve fosile dhe të motorëve me naftë.

“Çdo vit, më shumë se 10,000 njerëz në Irlandë pësojnë infarkt. Hulumtimi ynë shton prova që duhet të ketë një ndalim kombëtar të djegies së karburantit të ngurtë për të ndihmuar në përpjekjet tona për të zvogëluar këtë numër të sëmurëve, “tha Dr. Byrne, pedagog dhe pjesëtar i studimit.

“Ndotjes së ajrit është e vështirë ti shpëtosh, pa marrë parasysh sa e pastërt është zona ku jetoni. Ajri është përreth nesh. Ndotësit mikroskopikë në ajër mund të kalojnë nën mbrojtjen e trupit tonë duke depërtuar thellë në sistemin tonë të frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut, duke dëmtuar mushkëritë, zemrën dhe trurin tonë, “shpjegon Organizata Botërore e Shëndetit.

Ndotja e ajrit është e lidhur ngushtë me ndryshimin klimatik, shtytësi kryesor i ndryshimit të klimës është djegia e karburanteve fosile e cila është gjithashtu një kontribues i madh në ndotjen e ajrit, përpjekjet për të zbutur njërën nga këto probleme mund të përmirësojnë tjetrin. /bbgreenkosova./

Burimi: earth.com

Leave a Reply