Të mirat dhe dëmet e reshjeve të shiut

Më të rejat

Ka dy ditë që në tërë teritorin e Kosovës ka reshje shiu, në ditën e djeshme shiu ka shkaktuar edhe dëme të mëdha në kulturen bujqësore.

Edhe Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njoftoi se shiu nuk do ndalet as për ditët në vijim , dhe paralajmëroi për vërshime dhe përmbytje dhe rrëshqitje të dheut .

Reshje të mëdha breshri kishte në rajonin e Pejës ku edhe ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

Edhe në ditën e sotme ka patur reshje shiu por me intenzitet më të vogël se ato të djeshmet, ndëra për dy ditët e ardhshme të dates 7 dhe 8 gusht kështu do jetë moti.

“Moti për dy ditë 07-08.08.2020

Mot kryesisht i ngjashëm, i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet parashihen të jenë me intensitet më të zvogëluara në krahasim me ditët e fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s. “.

Kjo verë u cilësua si nga verat më tepemraturat më të larta që kemi pas viteve te fundit, ku temperaturat kanë arritur deri ne 40 grad.  Dhe sigurisht se shiu ështër kërkuar që të bije sepse ai ka rëndësin gjeokrafike ashtu dhe ekonomike, dhe sigurisht ndikon edhe në pastrimin e ajrit , në rritjen e bimëve, në furnizim të burimeve dhe rrjedhave ujore, rëndësi ka dhe në bujqësi dhe energjitik e në shumë aspekte tjera.

Por kur shiu është në sasi të mëdha sikur edhe keto ditë, mund të sjell fatkeqësi natyrore si rrëshqitje, përmbytje, erosion etj.

Burimi: Instituti Hidrometeotologjik i Kosovës

Foto: evropaelire

 

 

Leave a Reply