Ky qytetar i Prishtinës i pandërgjegjshëm ndaj mjedisit
Natyra na ka dhuruara më të bukurat presj saj, ajrin, gjelbërimin, natyrën në tërsi, por ne çfarë bëmë për të apo në të mirë te saj, pothuajse asgjë, vetëm sa po e shkatrrojmë çdo ditë e më shumë.
Qyteti i Prishtina është ngulfatur në do aspekt dhe lirisht mund ta quajmë qyteti i betonuar, rrallë dhe shumë rrallë brenda saj mund të frymojë hapësira gjelbruese.
Përndryshe kryeqyteti i Kosovës vitin që lam pas ka qenë në gjendje alaramante me ajrin e ndotur duke hyrë në 10-shen e vendeve me ajrin më të ndotur në botë. Dhe kjo situate ka qenë shqetësuese për banorët, i gjithë ky problem vjen si shkak i lëshimit të gazrave të automjeteve dhe termocentralet, nga djegia e qymyrit apo e drurit.
Kohëve të fundit sikur është stabiluar paska gjendja me ajrin dhe kjo erdhi rezultat nga kufizimet të cilat u morën me rastin e pandemisë ku kujdesi u shtua me një anë por jo në tërsi që të jemi gjithmonë miqësor me mejdisin dhe natyrën.
Hapërsirat publike nuk i trajtojmë mirë, ato keqpërdoren sikur janë të huajat, dhe nuk respektohen si shtëpi e dytë e jona. Nuk është obligim vetëm i një kompanie përkatëse të kujdeset për këto hapësira, por kjo është përgjegjësi e çdo banori dhe qytetari.
Mund të kemi parë secili nga ne se si këto hapësira trajtohen, mbushen me mbeturina, se si dëmtohen kontinjeret, shportat, se si dëmtohen ulset e parqeve. Dhe hapësirat gjelbruese dëmtohen si edhe në këtë rast nga ky qytetar i cili pa asnjë pikë ndërgjegje bënë këtë veprim.
Këtë pamje e ka publikuar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili e ka quajtur këtë veprim të pa vend, dëmtim të gjelbërimit i cili është i ndaluar dhe përsoni dënohet me gjobë mandatore dhe se ky rast do të procedohet edhe ne polici për kundërvajtje.
“Kjo hapësirë e përbashkët e banorëve të lagjes Bregu i Diellit është revitalizuar ditëve të fundit.
Parkimi pa vend dhe dëmtimi i gjelbërimit është i ndaluar dhe dënohet me gjobë mandatore.
Mbi të gjitha, nuk ështe fer ndaj bashkëqytetarëve!
Jo parkimit te veturave në gjelbrim e vend e pa vend.
P.S. Kjo do të procedohet edhe në polici për kundërvajtje”. /BBGreenKosova/.
Foto: Facebook