Afrika po çahet, Toka do të ketë edhe një oqean?
Afrika verilindore po ndryshon me shpejtësi alarmante, kur llogaritim gjeologjikisht kohën. Atje po formohet një oqean i ri. I gjithë kontinenti po pëlcet. Shkencëtarët janë dëshmitarë të aktivitete të intensifikuara, Toka po dridhet, vullkanet po zgjohen – deti po shpërthen.
Gjeologia Cynthia Ebinger nga Universiteti i Rochesterit në Shtetet e Bashkuara nuk mund ta besonte kur mori një telefonatë nga bashkëpunëtori i saj nga shkretëtira në Etiopi. Ai po i thoshtese diçka e mahnitshme po ndodh atje. Vullkani i famshëm Erta Ale është zgjuar. Ebbinger u mahnit, sepse ai vullkani po eksplorohej për një kohë të gjatë. Ajo vuri re që një llavë e zezë e argjendtë ishte formuar në kraterin e Erta Ales, megjithëse vullkani kishte vdekur për dekada. Shpërthimi ndodhi në mes të nëntorit. Eringer më pas udhëtoi me kolegët e saj në shkretëtirën në Etiopi dhe u bind edhe vetë për atë që i ishte shpjeguar tashmë asaj.
Në Afrikën Verilindore, asgjë nuk është ashtu si dikur. Toka e shkretëtirës po lëkundet dhe po ndahet, vullkanet po zgjohen, deti po shpërthen, po krijohet një oqean i ri. Afrika ka filluar të ndahet në dy pjesë. Çarja e parë ka ndodhur në një milion vitet e mëparshme dhe ajo çarje u mbush nga Deti i Kuq dhe Gjiri i Adenit. Tash toka po hapet edhe në Etiopi drejt jugut, deri në Mozambik. Aty ka vullkane të panumërta. Në disa milion vjet, ai hendek do të mbushet nga uji i detit dhe do të formohet një oqean i ri.
Në veri, në shkretëtirën Danakil, deti mund të depërtonte shpejt. Aty, vetëm 25 metra kodra të larta ndalojnë Detin e Kuq. Toka prapa atyre kodrave tashmë ka zbritur dhjetëra metra. Kristalet e bardha të kripës në tokën ranore dëshmojnë se atje dikur ekzistonte një oqean. Sidoqoftë, lavaja ndërpreu rrjedhën e ujit të detit në oqean. Pyetja është – kur deti do ta zhytë patjetër shkretëtirën? Askush nuk e di saktësisht këtë, por është e qartë se do të ndodhë shumë shpejt. “Kodrat mund të fundoseshin brenda vetëm disa ditësh,” tha Tim Wright nga Universiteti Lic në Mbretërinë e Bashkuar. Atëherë, kur kjo të ndodhë, deti do të përmbytë shkretëtirën.
ëright thotë se formimi i oqeanit në Afrikën Verilindore është përshpejtuar jashtëzakonisht në pesë vitet e fundit. Gjithçka po ndodh shumë më shpejt nga sa supozuan shkencëtarët. Deri më tani, studiuesit në Afrikën Verilindore kanë zbuluar se hendeku në tokë zgjerohet disa milimetra në vit. Por tani që zgjerimi i boshllëkut matet në metra, thotë Lauren Field nga Universiteti i Bristol.
Si bëhet shkretëtira oqean
Në tokën shkretinore po krijohen të çara. Toka e Afrikës Lindore plasaritet si qelqi. Tërmetet ndodhin gjatë gjithë kohës. Herën e fundit studiuesit regjistruan një seri të tërë tërmetesh në Gjirin e Tajurës në brigjet e Xhibuti. Tërmetet janë afruar pranë bregdetit muajt e fundit. Toka që po çahet në shtratin e detit ngadalë po kalon në breg, thotë Edinger. Përgjatë disa çarjeve në shkretëtirën Etiopisë kjo tashmë ka ndodhur. Aty, spektakli, i cili përndryshe zhvillohet normalisht në thellësi të detit, tashmë është ngjitur në sipërfaqe. Dhe kjo është një sensacion i vërtetë gjeologjik.
Dhe modeli me të cilin ndodhin tërmetet është dëshmi se toka e shkretëtirës po shndërrohet në fundin e oqeanit të ardhshëm, thonë gjeologët Chaohui Yang dhe Wank Pink nga Universiteti i Illinois. Ehe lloji i magmës që po nxxjerrin vullkanet është shumë befasues për shkencëtarët. Sepse është një magmë e tillë që normalisht shfaqet vetëm në fund të oqeanit. E tillë është magma që nxirret nga vullkani Erta Ale. Dhe i gjithë rajoni gjithnjë e më shumë të kujton kimikisht detin, të cilit i mungon vetëm uji. Magma po përhapet me një ritëm të jashtëzakonshëm prej 30 metrash në minutë, nëpër shkëmbinj, thotë Eric Jacques nga Instituti në Paris. Kjo u vu re edhe nga satelitët. Në një gjatësi prej 200 kilometrash, magma u përhap si asfalt i nxehtë gjatë verës.
Aksioni më i egër i magmës vitet e fundit u zhvillua në një vend krejtësisht të papritur. Në fakt, në maj të vitit 2009, një shpërthim i një vullkani nëntokësor ndodhi në Arabinë Saudite. Pas një tërmeti të fortë, 5.7 shkallë sipas Rihterit, dhe 10,000 tërmete më të vegjël, 30,000 banorë duhej të evakuoheshin. Në një zonë aq të madhe sa Belini dhe Hamburg së bashku. Magma vërshoi nga thellësia. Shpërthimi ndodhi 200 kilometra nga e çaa e Afrikës së Veriut. “Kjo na habiti”, thotë Cynthia Ebinger. Vendi më i madh i ndërtimit në planet po bëhet gjithnjë e më i madh. Magma depërton më e fortë dhe më e ashpër nga nëntoka. David Ferguson nga Universiteti i Oksfordit parashikon që aktivitetet vullkanike dhe tërmetet në atë rajon do të jenë edhe më të shpeshta./bbgreenkosova
Burimi: Spiegel/DW
Foto: DailiAfroFacts, Strange Sounds