Këto specie të rrezikuara gjejnë strehim në “hotele nën ujore”

Ajri, Uji, Toka

Kali i detit është një gjallesë e cila mund të rritet deri në 16 centimetra e të ndryshojë ngjyrën e trupit sipas ambientit, por tani është një specie që po rrezikohet shumë.

Kali i bardhë i detit, ndryshe i quajtur kali i detit të Sidney, është gjallesë e ujërave të paqësorit në brigjet e Australisë. Por vitet e fundit popullata e tyre është zvogëluar në mënyrë drastike. këto gjallesa dhe kuajt e detit të Afrikës jugore janë të vetmet specie të kuajve të detit të cilat janë të rrezikuara.

Stuhitë e forta të vitit 2010 deri 2013 dëmtuan shumë habitatin e tyre, duke zhdukur 90 përqind të popullësisë së tyre në zonë, stuhitë e mëdha shkatërruan koralet e buta dhe sfungjerët e detit ku ata strehoeshin.

Për këtë arsye, disa kërkues në Sydney ndërtuan disa strehime të veçanta që ata i quajnë “hotele nën ujore”, këto strehime do ti ndihmojnë kuajt që të rikthejnë habitatin e tyre të mëparshëm.

Robbie McCracken, një shkencëtar në Akuariumin Sydney Sea Life i cili po bashkëpunon me Universitetin e Teknologjisë në Sydney për këtë qështje kishte spjeguar se ata duan që ta bëjnë të mundur ti shtojnë këto gjallesa nëpër akuariume dhe ti lirojnë në det, ai gjithashtu tha se hotelet nën ujore të kuajve të detit do të ofrojnë një mjedis të përshtatshëm për të jetuar. Kuajt e detit gjenden në ujëra tropikalë në të gjithë botën, por më të shpeshtë janë në vende si Australia, Kina dhe shtetin e Filipinëve.

këto gjallesa janë të rrezikuara edhe sepse përdoren në mjekësi tradicionale, vendosen nëpër akuariume dhe shpesh herë thahen e përdoren si dekorime. Ata janë notues të ngadaltë dhe nuk lëvizin shumë, prandaj humbja e habitatit të tyre paraqet një rrezik të madh për ata.

Prandaj ekipi i Sidney u inspirua që të krijonte habitate duke bërë kafaze e struktura të hekurit, të cilat pas një kohe mbulohen me korale e sfyngjerë dhe krijohet një strehë e sigurtë për kuajt e detit.

Ata së pari filluan ti krijojnë këto hotele në vitin 2018, dhe në 2019 filluan ti ndihmojnë në shtimin e popullatës së tyre. Ujërat në Sidney janë të pasura me biodiversitet dhe përfshijnë disa gjallesa të rralla, por të gjitha janë të rrezikuara nga ndotja, anijet dhe nga humbja e habitatit të tyre nga stuhitë dhe ndotjet.

Burimi: ecowatch

Foto: wikimedia

Leave a Reply