Numri i njerëzve në planet do të zvogëlohet për dy miliardë
Një studim i Universitetit të Uashingtonit parashikon ndryshime tektonike deri në vitin 2100 të shkaktuara nga plakja dhe rënia e pjellorisë
Planeti Tokë do të jetë shtëpi e 8.8 miliardë njerëzve në vitin 2100, që është dy miliardë më pak se parashikimet e tanishme të KB-së, thuhet ne një studim të madh nga Universiteti i Uashingtonit, i cili parashikon ndryshime të shkaktuara nga plakja e popullsisë dhe rënia e shkallës së pjellorisë, transmeton Guardian.
Deri në fund të shekullit, 183 nga 195 shtete do të bien nën pragun e nevojshëm për të ruajtur numrin e popullsisë, thotë një ekip ndërkombëtar i studiuesve në revistën shkencore mjekësore The Lancet.
Më shumë se 20 vende – përfshirë Japoninë, Spanjën, Italinë, Tajlandën, Portugalinë, Korenë e Jugut dhe Poloninë – do të shënojnë zvogëlimin përgjysmë të popullsisë.
Kina me më pak banorë
Popullsia e Kinës do të bjerë pak më pak në 80 vjet – nga 1.4 miliardë sa ka sot në 730 milionë.
Afrika nën-Sahariane, ndërkohë, do të trefishojë popullsinë e saj në rreth tre miliardë, dhe vetëm Nigeria do të ketë gati 800 milion banorë, menjëherë Indisë me 1.1 miliardë njerëz.
Autori prijës nga Universiteti i Uashingtonit, Christopher Murray, thotë se këto parashikime sugjerojnë lajme të mira për mjedisin, më pak stres në sistemet e prodhimit të ushqimit, emetime më të ulët të dioksidit të karbonit, si dhe mundësi të konsiderueshme ekonomike për pjesë të Afrikës nën-Sahariane.
“Sidoqoftë, shumica e vendeve jashtë Afrikës do të përballen meulje të fuqisë punëtore dhe një përmbysje të piramidave të popullsisë, të cilat do të sjellin pasoja të thella negative për ekonominë”.
Për vendet me të ardhura të larta nga kjo kategori, zgjidhjet më të mira për ruajtjen e niveleve të popullsisë dhe rritjen ekonomike do të jenë një politikë fleksibile imigracioni dhe mbështetje sociale për familjet që duan fëmijë, përfundon studimi.
“Ëhtë thelbësore që liria dhe të drejtat e grave të jenë në krye të axhendës së zhvillimit të çdo qeverie,” tha Murray.
Shërbimet sociale dhe sistemet e kujdesit shëndetësor duhet të reformohen për të akomoduar popullsinë shumë më të vjetër, thekson studimi. Me rënien e pjellorisë dhe rritjen e jetëgjatësisë në të gjithë botën, numri i fëmijëve nën moshën pesë vjeç parashikohet të bjerë në më shumë se 40 përqind – nga 681 milionë sa ishin më 2017 në 401 milionë më 2100, ka treguar hulumtimi.
Në skajin tjetër të spektrit, 2.37 miliardë njerëz – më shumë se një e katërta e popullsisë së botës – do të jenë mbi 65 vjeç deri atëherë. Numri i personave mbi moshën 80 vjeç do të rritet nga 140 milionë të tanishëm në madje 866 milion.
Më pak punëtorë dhe taksapagues
Rënia e mprehtë e madhësinë dhe pjesëmarrja e popullsisë në moshë pune do të paraqesë gjithashtu sfida të mëdha në shumë vende.
“Shoqëritë do të përpiqen të përparojnë me më pak punëtorë dhe taksapagues”, vëren Stein Emil Walset, profesor në Institutin e Universitetit për Kërkimë të Shëndetit dhe Vlerësimin e Sistemit Shëndetësor (IHME).
Për shembull, numri i njerëzve të aftësi për punë në Kinë do të ulet nga 950 milionë aktualë në pak më shumë se 350 milion deri në fund të shekullit, që është 62 përqind. Vlerësohet se kjo rënie në Indi do të jetë më pak e pjerrët – nga 762 milionë në 578 milionë.
Përkundër kësaj, numri i njerëzve të aftë për punë në Nigeri do të rritet nga 86 milionë në më shumë se 450 milionë në vitin 2100. Këto ndërrime tektonike gjithashtu do të ndryshojnë renditjen në rendin e lartë për sa i përket forcës ekonomike, parashikojnë studiuesit.
Produkti i brendshëm bruto i Kinës do të kapërcejë atë amerikan deri në vitin 2050, por do të zërë vendin e dytë përsëri në vitin 2100, tregojnë studimet.
GDP-ja e Indisë do të renditet e treta në botë, ndërsa ajo e Japonisë, Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të mbeten në mesin e 10 ekonomive më të mëdha në botë.
Dallimi midis të dhënave të KB dhe IHME varet nga niveli i fertilitetit. E ashtuquajtura “shkalla e zëvendësimit” për një popullsi të qëndrueshme është 2.1 lindje për grua./bbgreenkosova
Burimi: The Guardian
Foto: Reshot (Ilustrim)