Debatohet drafti i Planit hapësinor i parkut kombëtar “Bjeshkët e nemuna”
Ka filluar debati për Planin hapësinor të parkut kombëtar “Bjeshkët e nemuna”, i hartuar nga Instituti për planifikim hapësinor.
Ministri i Ministrisë së ekonomisë dhe ambientit (MEA), Blerim Kuçi, të enjten e kaluar ka mbajtur takim pune lidhur me hapat e mëtutjeshëm sa i përket draftit të ktij plani hapësinor me kryetarët e komunave të Pejës, Istogut, Deçanit, Junikut dhe Gjakovës si dhe komuniteti lokal.
Është bërë e ditur se ministri Kuçi ka theksuar se është obligim i yni që Planin kombëtar ”Bjeshkët e Nemuna”, ta shtyjmë përpara deri në aprovimin e tij dhe ka shtuar se janë duke punuar në mënyrë intensive së bashku me të gjithë akterët e përfshirë që sa më shpejt të realizohet ky projekt.
“Së pari dua të marrë aprovimin e kryetarëve të komunave përkatëse për Planin kombëtar për “Bjeshkët e Nemuna”, e njëkohësisht duke respektuar edhe kërkesat e komunitetit lokal si dhe duke respektuar legjislacionin në fuqi”, ka thënë Kuçi.
Pas diskutimeve të gjitha palët e përfshira u pajtuan që të vazhdohet me takime të mëtejme duke gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe të përbashkëta sa i përket kësaj çështje e cila ka të bëjë me mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit.
Draftin e planit hapësinor të parkut kombëtar “Bjeshkët e nemuna” mund të gjeni në këtë link:
Planit hapësinor i parkut kombëtar “Bjeshkët e nemuna”
Burimi: mmph
Foto: BB Green Kosova