Viruset që kalojnë nga kafshët tek njerëzit

Më të rejat

Raporti i OKB: Virusi nuk ishte befasi, shkenca e thotë qartë: Mos ndërhyni në jetën e egër

Viruset që kalojnë nga kafshët tek njerëzit po bëhen të zakonshme.

Këtë shqetësim kanë ngritur ekspertët nga Kombet e Bashkuara, të cilët thonë se shfaqja e SARS-CoV-2 (koronavirusi i ri) nuk erdhi si befasi.

Përmes një raporti ata thonë se pandemia ishte shumë e parashikueshme sepse sjellja njerëzore, përfshirë tregtimin dhe konsumimin e llojeve të ndryshme të mishit kanë shkaktuar një rritje të sëmundjeve zoonotike.

Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) thotë se koronavirusi ka origjinën e vërtetë nga lakuriqët e natës që më pas ka kaluar tek pangolinët të cilët konsumohen në Kinë duke shkaktuar infeksionin tek njerëzit.

Por ata shtojnë se para se virusi të kalonte nga pangolina tek njeriu, mund të ketë evoluar duke u bërë më infektive.

Shpërthimet e viruseve në mesin e njerëzve kanë tendencë të burojnë nga shfrytëzimi që njerëzit i bëjnë jetës së egër, duke shkatërruar biodiversitetin.

Profesor Delia Randolph, një epidemiolog veterinar dhe autori kryesor i raportit, thotë:

‘Kjo ishte një pandemi shumë e parashikueshme. Ndërsa shumë në botë ishin të befasuar nga Covid-19, për ata si ne që punojnë në sëmundjet e kafshëve Jo.

Shpërthime të tjera do të shfaqen nëse qeveritë nuk marrin masa për të parandaluar që sëmundjet zoonotike që të mos kalojnë në popullatën njerëzore’, thuhet në raport.

Ekspertët identifikuan shtatë tendenca që çojnë në përhapjen e sëmundjeve zoonotike, të cilat përfshijnë ndryshimin e klimës.

“Shkenca është e qartë, nëse vazhdojmë të shfrytëzojmë jetën e egër dhe të shkatërrojmë ekosistemet tona, atëherë mund të presim që të shohim një rrjedhë të qëndrueshme të këtyre sëmundjeve që kalojnë nga kafshët tek njerëzit në vitet në vazhdim”, tha drejtori ekzekutiv i UNEP Inger Andersen.

Shkatërrimi i habitatit të kafshëve i detyron ata të kontaktojnë më ngushtë me njerëzit, duke rritur rrezikun e transmetimit të sëmundjeve.

Ndryshimi i klimës mund të kontribuojë, ngjarje ekstreme të motit si përmbytjet bëjnë që kafshët të largohen nga ‘shtëpitë e tyre’. Për shembull, në Madagaskar, murtaja bubonike është përhapur nga brejtësit që largohen nga zjarret për shkak të nxehtësisë së tokës, – raporton Daily Mail. Burimi: Scan /BBGreenKosova/

www.dailymail.co.uk

Leave a Reply