Bretkosa nga Kolumbia gjendet në supermarket në Uells
Në një supermarket në Uells para do kohe është gjetur një ekzemplar i një lloji miniatural të një bretkose kezotike, miniaturale, për të cilën mendohet se në Britaninë e Madhe ka ardhur madje nga Amerika e Jugut.
Siç bën të ditur BBC-ja, bretkosa është gjendur në ngarkesën e bananeve të importuara nga Kolumbia, kështu që besohet se është nga ai vend.
Duke iu falënderuar syrti të mprehtë, bretkosën me madhësi të pëlqyerit të nejriut në supermarket kah fundi i muajit të kaluar e ka vërejtur një anëtar i personelit, e pastaj e ka marrë një organizatë për mbrojtjen e kafshëve.
Tash për të kujdeset një kopsht zoologjik i specializuar për botën detare, ekspertët e të cilit besojnë së fjala është për një ekzemplar të llojit, i cili jeton në trungje të bananeve.
Në rruge prej Kolumbisë deri në supermarket, bretkosa ka kaluar mbi 8.000 kilometra, ndërsa besohet se pa ushqim e pa ujë dhe në kushte bukur të ndryshme klimatike, bretkosa ia ka dalë të mbijetojë duke iu falënderuar aftësisë që të ngadalësojë metabolizmin.
Burimi: BBC
Foto: RSPCA