
Ekspeditë rekorde: Pastrimi më i madh i oqeanit në histori
Një grup aktivistësh vitin e kaluar ka shënuar rekord pas qëndrimit 25-ditësh në oqean, por sasia e re e mbeturinave të cilat i kanë mbledhur është gati sa dyfishi i ekspeditës së mëparme
Anija e “Ocean Voyages” pas 48 ditësh lundrimi ka arritur në lima në Honollullu me 103 tonelata hedhurinash, të cilat i kanë nxjerrë nga Oqeani i qetë.
Ky grup aktivistësh vitin e kaluar ka arritur rekord pas qëndrimit 25-ditor, por sasia e re e mbeturinave të cilat i kanë mbledhur është gati sa dyfishi i ekspeditës së mëparme. Mary Crowley, e cila është në krye të këtij Instituti, paralajmëron se pas disa ditësh anija sërish do të niset në ekspeditë, por se gjatësia e saj varet nga mjetet e mbledhura dhe donacionet.
“Jam shumë krenare me ekuipazhin tonë të vyer. E kemi tajkaluar cakun tonë dhe kemi nxjerrë mbi 100 tonelata plastike e rrjetash të hedhura të peshkimit. Në këto kohë të pasigurta vazhdojmë të luftojmë për shëndetin e oqeaneve tona, sepse kjo ndikon në shëndetin e tërë planetit”, thekson Crowley.
Instituti planifikon të zgjerojë veprimin e tij edhe në pjesët tjera të botës të nxjerrjes së më shumë mbeurinave nga detet dhe oqeanet e botës.
“Përdorim pajisje të verifikuar nautike për pastrim efikas të oqeaneve, ndrësa njëkohësisht aplikojmë edhe teknologji të reja më të avancuara. Instituti është lider në pastrimin e oqeaneve për mbi një dekadë, ndonëse me më pak vëmendje e fanfare se të tjerët, por me pasion e përkushtim dhe kontribut të rëndësishëm”, thotë Mary Crowley.
Jackson McMuldren, fotograf e xhirues i cili e ka përcjellë këtë ekspeditë, thekson se as që ka qenë i vetëdijshëm për vëllimin e këtij problemi kolosal.
Burimi: oceanvoyagesinstitute.org
Foto: oceanvoyagesinstitute.org