Ekspertët: Detet e Evropës mund të pësojnë dëme të pariparueshme

Degradimi i natyrës

Humbja e biodiversitetit në detet evropiane po vazhdon, ka bërë të ditur agjencia me seli në Kopenhagë

Oqeanet e Evropës, detet dhe jeta e detrave janë nën presionin e aktiviteteve të njeriut duke përfshirë pasojat e ndotjes, gjuetinë e përtej mase dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike, ka tërhequr vërejtjen të enjten Agjencia evropiane për mjedis (EEA).

“Për shkak të efekteve të këtyre ndryshimeve në horizont është dëmi i madh për ekosistemet e detrave”, bën të ditur EEA-ja.

Detet dhe oqeanet luajnë rol të rëndësishëm në transport, energjetikë dhe industrinë e ushqimit, si dhe në rekreacion dhe ndikojnë në rregullimin e klimës.

Humbja e biodiversitetit në detet evropiane po vazhdon, ka bërë të ditur agjencia me seli në Kopenhagë, duke theksuar se analizat e “një numri të madh të llojeve detare dhe habitateve tregojnë “status të pavolitshëm të ruajtjes”.

Kjo përfshinë lloje të ndryshme të zogjve të detit, sisorëve detarë si foka e balena, dhe gjendjen e fondit të peshqve, si bakalari.

Sipas raportit, ndryshimet e klimës “i përforcojnë ndikimet e tjera negative në ekosistemet detare”.
Konkurrenca në Bashkimin Evropian në peshkim, prodhimin e lëndëve djegëse fosile, minerale dhe energji të rinovueshme pritet të rritet, duke shtuar presionin në ekosistemet tashmë të varfëra.

“Ne kemi akoma mundësinë për të rivendosur ekosistemet tona detare nëse veprojmë me vendosmëri dhe me koherencë dhe nëse arrijmë një ekuilibër të qëndrueshëm midis mënyrës së përdorimit të detit dhe ndikimit tonë në mjedisin detar,” thotë Hans Bruyninck, drejtor i EEA-së.

Agjensia veçoi planin e gjelbër të Komisionit Evropian dhe strategjinë e re të biodiversitetit të saj si shenja shprese.

Burimi: EEA
Foto: Pixabay

Leave a Reply