Danimarka me plan më ambicioz se BE-ja për reduktimin e karbonit

Më të rejat

Agjensia daneze e energjisë javën e kaluar vlerësoi se është realiste të pritet një ulje prej 44 përqind e emetimeve në dekadën e ardhshme, përveç nëse nuk merren masa edhe më vendimtare

Javën e kaluar, parlamenti danez arriti një marrëveshje historike klimatike që detyron vendin të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit për 70 përqind në 10 vitet e ardhshme, në krahasim me nivelet e 1990.

Kështu, ky plan është bërë më ambicioz se qëllimet e Bashkimit Evropian, i cili parashikon një ulje të emetimeve për 40 përqind deri në vitin 2030.

Agjensia daneze e energjisë javën e kaluar vlerësoi se është realiste të pritet një ulje prej 44 përqind e emetimeve në dekadën e ardhshme, përveç nëse nuk merren masa edhe më vendimtare, ndërsa kryeministri, Mete Frederiksen, tha në një fjalim publik të hënën se marrëveshja e re nuk garanton qëllimin. përveç nëse bëhen investime në zhvillimin e teknologjive dhe zgjidhjeve që do të çojnë në ulje të emetimeve.

Vendimmarrësit e Danimarkës gjithashtu ranë dakord për ndërtimin e ishujve të parë në botë të energjisë së gjelbër. Njëri duhet të ndërtohet në një ishull artificial në Detin e Veriut dhe mund të lidhet me Holandën, ndërsa tjetri do të ishte në ishullin danez Bornholm në Detin Baltik, me mundësinë e lidhjes me Poloninë, gjë që do të hapte mundësinë e eksporteve të energjisë së pastër në vendet fqinje.

Përveç kësaj, qeveria do të hartojë çdo vit Planin e veprimit për klimën me masa konkrete për të zvogëluar emetimet e dioksidit të karbonit në sektorin e energjisë elektrike, transport, bujqësi, industri, ndërtim, si dhe përdorimin e tokës dhe në pylltari, dhe do të investojë në efikasitetin e energjisë, thuhet në faqen e internetit të Ministrisë daneze të energjisë, shërbimeve dhe klimës.

Marrëveshja duhet të mundësojë që përdorimi i burimeve të rinovueshme të energjisë në sistemin e ngrohjes të jetë më i favorshëm ekonomikisht sesa karburantet fosile.

Është planifikuar edhe të instalohen stacione të reja për karikimin e automjeteve elektrike, si dhe të vendosen masa që do të sigurojnë përmirësimin e efikasitetit të energjisë në proceset industriale.

Ligji i miratuar rishtazi nënkupton që qeveria çdo pesë vjet vendos qëllime të reja, ligjërisht të detyrueshme për dhjetë vitet e ardhshme, të gjitha me qëllimin për ta bërë Danimarkën një vend neutral ndaj karbonit deri në vitin 2050.

Burimi: https://en.kefm.dk/
Foto: Getty Images for Calsberg

Leave a Reply