Edhe sateliti i ri i NASA-s e konfirmon: Akullnajat po shkrijnë
Grenlanda humbë mesatarisht rreth 200 gigatonë, ndërsa Antarktiku rreth 180 gigatonë akulli në vit
Me ndihmën e instrumentit më të avancuar laserik për vëzhgimin e Tokës, të cilin Administrata amerikane e aviacionit dhe e kozmosit (NASA) e ka dërguar në kozmos, një ekip shkencëtarësh në ëashington ia ka dalë të bëjë matje precize, të cilat kanë treguar se si shtresat e akullit në Grenlandë e Antarktik kanë ndryshuar në 16 vitet e fundit.
Studimi i botuar para do kohe në revistë shkencore Science tregon se humbja e përgjithshme e akullit në Antarktik, bashkë me zvogëlimin e shtresës së akullt në Grenlandë, është përgjegjëse për rritjen e nivelit global të detit për 14 milimetra, nga viti 2003, që është pak më pak se një e treta e rritjes së përgjithshme të nibelit të detit në këtë periudhë. Të dhënat i ka ofruar sateliti i NASA-s Ice, Cloud and land Elevation Satellite (ICESat-2), i lansuar në orbitë të Tokës në vjeshtë të vitit 2018.
Me krahasimin e këtyre zbulimeve, të cilat i ka siguruar ky satelit, me të dhënat nga ICESat-i origjinal, i cili ka mbledhur të dhënat mes viteve 2003 e 2009, hulumtuesit kanë fituar pamje në detaje dhe njohuri të reja të ndryshimeve komplekse të shtresave të akullta, por, në të njëjtën kohë, kanë fituar edhe pamje se çfarë është e ardhmja e Grenlandës dhe Antarktikut.
Shkencëtarët tashmë një kohë të gjatë e kanë të njohur se, ndonëse masa e përgjithshme e akullit në Antarktik po zvogëlohet për shkak të ndryshimeve klimatike, ndryshimet që po ndodhin nuk janë gjithkund njësoj. Në disa rajone të Antarktikut lindor masa e akullit po shtohet, deri sa Antarktiku perëndimor, si dhe siujdhesa e Antarktikut me shpejtësi po e humbin masën. Autorët e hulumtimit thonë se shkaku ka gjasa të jetë në shtimin e sasisë së borës, e cila bjen në pjesën lindore, meqë bora me kohë kompresohet dhe formon akullin.
Për vite më parë, shkencëtarët po përpiqen të gjejnë lidhjen ndërmjet shkrirjes së pllakave tëdala të cilat gjenden në ujë dhe të akullit në truall të fortë. Tash, me ndimën e të dhënave të satelitëve të NASA-s, të tëra ndodhet në një hartë dhe ofrohet pamje gjithëpërfshirëse, që është e arritur e madhe për të kuptuar këtë lidhmëri.
Në fakt, hulumtimi ka treguar se pllakat e dala të akullta janë meritore për rreth 30 për qind të hubjes së akullit në Antarktikun perëndimor. Ndonëse akulli i cili pluskon tashmë gjendet në ujë dhe shkrirja e tij nuk ndikon në rritjen e nivelit të detit, këto pllaka i ofrojnë mbështetje akullit, i cili gjendet në truall të fortë prapa tyre. Kur ato bëhen më të shkrifëta, akulli i cili ka qenë në truall të fortë e humbë stabilitetin, arrinë më shpejt në deti dhe shkakton rritjen e nivelit të detit.
Për dallim prej Antarktikut, ku një sasi e akullit humbet nga shkrirja sipërfaqësore, hulumtimi ka treguar se në Grenlandë dy të tretat e akullit kanë humbur në këtë mënyrë. Po ashtu, është arritur në përfundimin se Grenlanda humbë mesatarisht rreth 200 gigatonë të masës së saj në shkallë vjetore, gjë që ka kontribuar në rritjen e nivelit global të detit për rreth 8 milimetra për periudhën gjatë të cilës janë bërë matjet në kët studim.
Këto shifra për Antarktikun janë rreth 118 gigatonë akull në vit dhe për pasojë rritja e nivelit të detit për rreth 6 milimetra. Për të pasur më të qartë se për çfarë sasish uji është fjala, theksohet se krahasimi një një gigatoni akull është i mjaftueshëm për të mbushur 400.000 pishinash olimpike.
Ndonëse të dhënat për humbjen e masës dhe rritjes së nivelit global të detit përputhen me hulumtimet e mëparshme, autorët e ktij studimi theksojnë se matjet e satelitëve ICESat e ICESat-2 ofrojnë kuptim të ri të detajeve të rëndësishme për ndryshimin e shtresave të akullit.
Kjo është vetëm analiza e parë e publikuar e të dhënave të cilat i sjell ICESat-2, i cili është dizajnuar që të jetë operativ së paku tri vjet, kështu që në periudhën e ardhshme priten ende studime, të cilat do të ofrojnë edhe shikim më të mirë të fatit të shtresave të akullit.
Burimi: NASA, New York Times
Foto: NASA