
500 euro gjobë për përdorimin e plastikës jo të riciklueshme
Ishulli i bukur itsalian Capri do t’i gjobisë me 500 euro r ata që kapen duke shkelur rregullat. Masa ka për qëllim të zvogëlojë ndotjen si dhe të mbrojë bimësinë dhe botën shtazore.
Ne kemi një problem shumë të madh dhe ne duhet të kontribuojmë për të gjetur një zgjidhje,” i tha EFE kryebashkiaku Gianni De Martino.
“Të gjithë kemi dëgjuar për ishullin e famshëm dhe që ekziston mjaft plastikë në det”. Pjatat apo gotat plastike dhe çdo gjë tjetër e bërë nga plastika që nuk është e riciklueshme apo e biodegradueshme do të ndalohet nga 15 maj.
Rregullat do të zbatohen në të gjithë ishullin, me një fokus të veçantë në plazhet dhe bregun e tij. Tregtarët, të cilët nuk do të jenë në gjendje të shesin asgjë nga plastika me përdorim të vetëm, kanë 90 ditë kohë për të shmangur stoqet e tyre ekzistuese.
Capri, shtëpia e 12,000 banorëve, paraqiti një taksë turistike disa vjet më parë, të ardhurat e të cilave janë përdorur pjesërisht për të ndihmuar në kujdesin ndaj mjedisit.
Megjithëse ishulli po merr udhëheqjen e politikave mjedisore – pjesa tjetër e Bashkimit Evropian nuk po ndalon plastika me përdorim të vetëm deri në vitin 2021.