Litiumi i Serbisë ‘fundos’ shpresat e Kosovës përmes Agjendës së Gjelbër

Më të rejat, Shkrimet autoriale

Pas 25 vitesh të lirisë së Kosovës dhe 16 vite të pavarësisë me marrëveshjen e re ndërmjet Gjermanisë – BE-së dhe Serbisë, Kosovës i rrezikohet shtetësia në të gjitha aspektet, ashtu siç ndodhi me Ukrainën në vitin 2022. Autokrati Vučić me këtë marrëveshje do ta ndryshojë në tërësi rrjedhën e dialogut dhe mund ta ‘fundos’ Kosovën në një mënyrë të paprecedentë për shkak të litiumit dhe Agjendës së Gjelbër evropiane

Autore Behare Bajraktari, themeluese e gazetarisë së Gjelbër

Këtyre ditëve të nxehta të muajit korrik iu shtua edhe më shumë temperatura kur pushtoj mediet lajmi se Scholz-i i Gjermanisë po shkon në Serbi për një takim të rrallë me Vučićin e izoluar për të nënshkruar marrëveshjen e litiumit, ndërsa Komisioni Evropian gjithashtu është bashkënënshkrues në Beograd këtë të premte.

Kosovës pas këtij nënshkrimi mund t’i ‘vdesin’ shpresat për normalizim të raporteve me Serbinë dhe përfundim të dalogut pa u dëmtuar rëndë interesat e Kosovës si vend sovran dhe i pavarur. Madje viti 2025 mund të konsiderohet vit i rrezikshëm në çdo aspekt të mundshëm por në veçanti atë politik, ekonmik dhe aspekti i burimeve natyrore dhe bashkërendimi me BE-në në Agjenden e Gjelbër.

Tashmë krerët e institucioneve të larta të BE-së janë votuar edhe nëntori i 2024 përcaktone Kosovën në perspektiven amerikane pas zgjedhjeve atje dhe më pas viti i ardhshëm mund të konsiderohet për të ndalur ripushtimin e Kosovës nga Serbia në një mënyrë inovative, spektakulare dhe të sofistikuar ashtu siç është vetë inovacioni i makinave elektrike, dhe ashtu siç ka për ta ndryshuar vendin tonë përgjithmonë pas 25 vitesh liri, ashtu siç Ukraina u pushtua pas 21 vitesh që kur shpalli pavarësinë nga BRSS-ja me 25 gusht të vitit 1991 në një moment kur askush nuk besonte se mund të ndodhë një gjë e tillë.

https://telegrafi.com/burimet-natyrore-pushtimi-ukraines-dhe-krimet-mjedisore-te-luftes/

Procesi i Berlinit në sfondin e ri të sigurisë në Europë

Ndërsa 11 muaj pasi u pushtua Ukraina u publikua një analizë e mbështetur nga Fiedrich-Ebert-Stiftung “Rendi rajonal dhe global – Ballkan i Hapur – Procesi i Berlinit në sfondin e ri të sigurisë në Europë”. Përkundër pompozitetit të jashtëzakonshëm të kësaj iniciative Kosova nuk figuronte askund zyrtarisht në këtë projeksion, edhe pse deri në ditët e vona përpjekjet ishin të mëdha që të përqafohet “Ballkani i Hapur” si një nismë ekonomike rajonale e gjeneruar nga pronësia rajonale që mundëson bashkëpunimin mes tre vendeve të rajonit, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Me që zyrtarisht Kosova nuk ishte pjesë e këtij dokumenti të paktën për aq sa dihej, përse I tërë presioni binte mbi të?

Ky process i Berlinit synon të zbatonte katër Liritë e BE-së si; lëvizjen e njerëzve (tashmë të gjitha shtetet e Ballkanit e gëzojnë lëvvizjen e lirë), mallrave, shërbimeve dhe kapitalit si dhe të promovojë të tria vendet për hapjen e kufijve për të lehtësuar jetën e qytetarëve dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të biznesit.

Edhe pse ishin zyrtarisht të përmendura vetëm tri shtete ftesa mbetej e hapur për të gjitha vendet ballkanike. ‘Open Ballkan’ do të vihej në funksion dhe plotëson përpjekjet e vendeve të rajonit të procesi i integrimit drejt BE-së, shkruhej në anailzën e autorëve të mbështetur nga Friedrich-Ebert-Stiftung.

Ashtu si vetë tituli “Rendi rajonal dhe global” kjo linte të kuptohejn se Serbia do ta krijonte rendin rajonal, sidomos tash pasi ekonomia më e madhe e BE-së Gjermania e nënshkruan marrëveshjen për kobaltin, ndërsa Kosova akoma nuk ka krijuar politikë kombëtare për Agjenden e Gjelbër mund t’i vdesin shpresat.

Pasi Gjermania ‘provoj’ në një formë tjetër të shkëputej nga gazi rus, tash po krijon varësi nga Rusia e vogël e Ballkanit (Serbia) çmimin e të cilës do ta paguajë me gjasë sërish Kosova, por kësaj here frika e bazuar mund të jetë përgjithmonë.

Ballkani Hapur bllof apo realitet

Në vitin 2019 filloi një fushë e re bashkëpunimi në rajon. Politika rajonale po e zhvendoste fokusin nga politika në drejtim të zonës ekonomike rajonale. Ideja e afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte e para për pjesëmarrje në Samitin e Procesit të Berlinit në Trieste në 2017, kur liderët ranë dakord për një plan veprimi për një rajon me zona ekonomike MAP-REA (plan shumë vjetor veprimi për një zonë ekonomik rajonale në ballkanin perëndimor ). Për të zbatuar MAP-REA procesi i negociatave të marrëveshjeve përkatëse ishte koordinuar nga KBR (Regional Cooperation Council) e udhëhequr prej vitit 2019 nga Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme (ish ministre e integrimit në shtetin shqiptar).

Serbia kalon në një tjetër nivel përmes Gjermanisë

Sektori i automobilave është industria kryesore në Gjermani dhe automobilistika gjermane është industri lidere blobale. Gjermania është gjithashtu një nga vendet më të forta në botë kur bëhet fjalë për produktet e automobilave të teknologjisë së lartë, duke përfshirë teknologjinë e drejtimit autonom, sipas një raporti të publikuar nga Germany Trade & Invest (GTAI), agjencia e zhvillimit ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë.

Sipas këtij raporti vendi kryesor i prodhimit në Evropë në vitin 2021 prodhoj 3.1 milionë automjete të pasagjerëve. Pastaj 77% e makinave të prodhuara në Gjermani në vitin 2021 u destinuan për tregjet e eksportit.

Prodhuesit gjermanë të automobilave në vitin 2021 sipas të dhënave të GTAI-së prodhuan mbi 15.6 milionë automjete. Pesëmbëdhjetë prej 75 furnizuesve kryesorë të automobilave në botë janë kompani gjermane.

Referuar të dhënave prej tregut të huaj në vitin 2021 Gjermania pati të ardhura 274 miliardë euro, ndërsa të ardhurat e tregut të brendshëm janë 136.9 miliardë euro. Nga të gjitha automjetet e prodhuara globalisht, 40 për qind e automjeteve janë prodhuar në Evropë  nga të cilat 23 për qind janë prodhuar në Gjermani në 2021. Brenda Evropës, më shumë se 80 përqind janë autmojete gjermane.

Makinat elektrike e shkelin Kosovën

Le Monde e Francës në fillim të muajit korrik të këtij viti shkruante se rënia e shitjeve të makinave elektrike dobëson industrinë e baterive dhe se numri i regjistrimeve të automjeteve elektrike në tregun më të madh të automobilave në Evropë mund të bjerë me një të katërtën në vitin 2024.

Ndërsa në anën tjetër Reuters shkruante se shitjet e makinave elektrike në BE ranë në maj pasi u ulë kërkesa gjermane, sipas industrisë gjermane. Shitjet e makinave të reja me bateri elektrike në Bashkimin Evropian ranë 12% në maj krahasuar nga një vit më parë, e udhëhequr nga një rënie prej 30% në Gjermani, treguan të dhënat nga organi i industrisë së automobilave në Evropë.

Gjermania, tregu më i madh i bllokut të automjeteve elektrike (EV), në dhjetor solli një fund të hershëm të subvencioneve për blerjen e automjeteve elektrike si pjesë e një marrëveshjeje buxhetore të minutës së fundit për 2024. Sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA), ajo ka parë tani një rënie prej 16% në shitjet e automjeteve elektrike.

Fuqizmi i Serbisë përmes Agjendes së Gjelbër kalon përmes Gjermanisë

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, transporti është përgjegjës për një të katërtën e të gjitha emetimeve të gazeve serrë në BE dhe transporti rrugor përbën 70% të kësaj sasie. Këto emetime vijnë kryesisht nga makinat me benzinë ​​dhe naftë.

Si pjesë e Marrëveshjës së Gjelbër, për të ulur emetimet, vitin e kaluar (2023), Bashkimi Evropian miratoi një ligj për t’i bërë të gjitha makinat dhe furgonët e rinj të shitur në Evropë pa emetim zero nga viti 2035 e tutje.

Komisioni Evropian mirëpriti marrëveshjen e arritur nga Parlamenti dhe Këshilli Evropian që siguron që të gjitha makinat dhe furgonat e rinj të regjistruar në Evropë të kenë emetim zero deri në vitin 2035. Si një hap i ndërmjetëm drejt emetimeve zero, standardet e reja të CO2 do të kërkojnë gjithashtu emetime mesatare te makinat e reja do të ulen me 55% deri në vitin 2030 dhe furgonët e rinj me 50% deri në vitin 2030. Kjo marrëveshje shënon hapin e parë në miratimin e propozimeve legjislative ‘Fit for 55’ të paraqitura nga Komisioni në korrik 2021.

E ardhmja e Kosovës venitet përmes makinave elektrike

Në vitin 2023, automjetet elektrike me bateri (BEV) ishin alternativa më e popullarizuar ndaj makinave me benzinë ​​dhe naftë, duke përfaqësuar më shumë se 14.6% të të gjitha makinave të reja të shitura në BE. Makinat elektrike hibride plug-in përfaqësuan 7.7%. Pra, një 1 në 5 makina të reja të shitura në Evropë tani mund të karikohen me elektrikë.

Në ditën kur doli lajmi organizata gazetareske ‘Politico’ para taskimit Scholz-Vuçiq shkruan se “Pas vitesh I lënë anash presidenti serb Aleksandar Vučić po katapultohet sërish në qendër të vëmendjes politike falë oreksit të pangopur të Bashkimit Evropian dhe veçanërisht të Gjermanisë për lëndët e para të nevojshme për të ndërtuar automjete elektrike”.

Edhe shumë medie të tjera ndërkombëtare po flasin për këtë takim të kancelarit gjerman Olaf Scholz i cili planifikon të udhëtojë në Beograd të premten për një vizitë të papritur për të marrë pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis BE-së dhe Serbisë për importimin e mineraleve, përfshirë litiumin, që janë kritike për tranzicionin dixhital dhe të gjelbër të BE-së.

Sipas Komisionit Evropian është një buxhet prej 250 miliardë euro për nxitje të dixhitalizimit nga NextGenerationEU. Ndërsa, 80% e popullsisë së BE-së duhet të ketë aftësi bazë dixhitale deri në vitin 2030 dhe 43 miliardë euro investimeve të orientuara nga politika do të mbështesin ‘Aktin e Çipave’ deri në vitin 2030.

Flirtet politike të Vučićit ‘izolimi evropian’ dhe glorifikimi

Politico më tutje shkruan se “Vučić më parë kishte qenë i izoluar kryesisht mes liderëve evropianë për shkak të flirteve të tij të diskutueshme me Rusinë dhe Kinën, tensionet me Kosovën dhe akuzat për mashtrime zgjedhore”.

Gjermania, si prodhuesi më i madh i makinave në BE, ka një interes të madh në sigurimin e litiumit veçanërisht brenda Evropës për të reduktuar varësinë e saj nga Kina. Sidoqoftë, është e pazakontë që Sçolz të bëjë një udhëtim si ky në një njoftim kaq të shkurtër. Zyra e tij sipas medieve evropiane nuk ka pranuar të komentonte, ndërsa në ceremoninë e nënshkrimit pritet të marrë pjesë nënkryetari i Komisionit Evropian sllovaku Maroš Šefčovich, thanë dy nga njerëzit me të cilët ka kominikuar Politico.

Nga ana tjetër presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kishte menduar t’i bashkohej udhëtimit, por pjesëmarrja e saj fillimisht ishte e pasigurt për shka të votimit të saj në Parlamentin Evropian të enjten e cila ka siguruar 401 vota.Ursula von der Leyen mbetet Presidente e Komisionit të BE-së edhe për një mandat të dytë, ndërsa të premten zbulohet nëse edhe ajo do të shkoj në Beograd.

Zbulimi më i madh i litiumit në Evropë

Qeveria e Serbisë njoftoi të martën (17 korrik) se do të rifillonte punën në një projekt të diskutueshëm të minierave të litiumit në perëndim të vendit, pas një vendimi të gjykatës kushtetuese javën e kaluar që përmbysi një anulim të mëparshëm të operacionit të minierës, raporton REL.

Qeveria e mëparshme në Beograd ndaloi projektin dhe anuloi licencat e dhëna gjigantit të minierave britaniko-australiane Rio Tinto pas protestave masive më shumë se dy vjet më parë.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë në fillim të këtij muaji rrëzoi një vendim të mëparshëm për të anuluar një projekt gërmimi prej 2.4 miliardë dollarësh të nisur nga gjigandi britaniko-australian i minierave Rio Tinto në Serbinë perëndimore, i cili besohet të jetë zbulimi më i madh i litiumit në Evropë.

Nga ana tjetër vendimi i qeverisë serbe për të anuluar planet e gërmimit erdhi pasi mijëra protestues në Beograd dhe gjetiu në Serbi në vitin 2021 bllokuan rrugët dhe urat kryesore për të kundërshtuar planet e ‘Rio Tintos’ për shkak të rreziqeve të mundshme për mjedisin. Protestat ishin sfida më e madhe  për vazhdimin e sundimit gjithnjë e më autokratik të presidentit serb Aleksandar Vučić, shkruan Reuters.

Megjithatë në mesin e shumë projekteve dhe licencanve për nxjerrjen e mineraleve nga kompania globale ‘Rio Tinto’ Serbia nuk figuron akoma zyrtarisht në ëeb-faqen e kësaj kompanie në listen e vendeve ku është duke investuar në vende si Australia, Kanadaja, Islanda, Madagaskari, Mongolia, Zelanda e Re, Afrika e Jugut dhe ShBA-të.

Litiumi shpëton Vučićin dhe rikthen në zero dialogun me Kosovën

Vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz vjen pasi qeveria serbe rivendosi një licencë për ‘Rio Tinto’ për të zhvilluar minierën më të madhe të litiumit në Evropë në një nxitje të mundshme për industrinë e automjeteve elektrike të kontinentit, mes tjerash shkruan AP-së.

Nëse zhvillohet, projekti 2.4 miliardë dollarësh i litiumit në Jadar në Serbinë perëndimore mund të mbulojë 90% të nevojave aktuale të litiumit të Evropës dhe të ndihmojë që kompania të bëhet një prodhues kryesor i litiumit.

Megjithatë, ka pasur kundërshtim të fortë ndaj projektit nga aktivistët mjedisorë dhe partitë opozitare në Serbi. Udhëheqësit e protestës janë zotuar të rifillojnë protestat e tyre nëse zbatohen planet e reja të qeverisë për gërmimin e litiumit. Nga ana tjetër Ministri i Brendshëm i Serbisë tha se policia nuk do të lejojë më bllokada të rrugëve apo linjave hekurudhore.

Ndërsa siç shkruajnë mediet evropiane zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit ka thënë se Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian Maros Sefcovic do të marrin pjesë në një “samit kritik të lëndëve të para” të premten do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi midis ekzekutivit të BE-së dhe Serbisë mbi një “partneritet strategjik” mbi lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e furnizimit me bateri dhe automjetet elktrike.

Memorandumi do të përmbajë një “angazhim ndaj standardeve të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë”, u tha Hebestreit gazetarëve në Berlin.

Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë serbë kanë thënë se gërmimi i litiumit do të vazhdojë nëse Gjermania dhe shtetet e tjera të BE-së ndërtojnë fabrika për bateritë e makinave të tyre në Serbi, në vend që të eksportojnë drejtpërdrejt lëndë të parë në ato vende.

Në fillim të muajit korrik Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u citua nga Financial Times të ketë thënë se minierat mund të fillojnë që në vitin 2028 pas garancive të reja nga ‘Rio Tinto’.

Depozitat u zbuluan në vitin 2004, por qeveria serbe e ndërpreu projektin e minierave në vitin 2022 pas javësh protestash të shkaktuara nga frika për mjedisin dhe shëndetin publik.

Kosova po shkelet nga makinat elektrike

Sçolz do të jetë ndër liderët e rrallë të BE-së që do të vizitojë Beogradin pasi presidenti Vuçiç është shmangur kryesisht nga zyrtarët perëndimorë për shkak të marrëdhënieve të tij të ngushta me Kinën dhe Rusinë, pavarësisht luftës në Ukrainë, një goditjeje në rritje kundër mediave të pavarura, akuzave për zgjedhje të manipuluara dhe kërcënimeve të fshehura ushtarake kundër shteteve fqinje.

Litiumi është një nga komponentët kryesorë në bateritë e automjeteve elektrike (EV), por furnizimet globale janë nën tendosje për shkak të rritjes së kërkesës për EV dhe bota mund të përballet me mungesa të litiumit deri në vitin 2025, thotë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Rreth 2 miliardë automjete elektrike duhet të jenë në rrugë deri në vitin 2050 që bota të arrijë zero neto, thotë IEA, por shitjet qëndruan në vetëm 6.6 milionë vitin e kaluar dhe disa prodhues të makinave tashmë po shesin jashtë automjeteve elektrike.

Furnizimi me litium përballet me sfida jo vetëm nga kërkesa në rritje, por sepse burimet janë të përqendruara në disa vende dhe mbi gjysma e prodhimit të sotëm është në zona me stres të lartë ujor.

Kosova në mesin e 2 miliardë automjetve elektrike

Botës i duhen 2 miliardë automjete elektrike për të arritur në zero neto, por a ka mjaftueshëm litium për të prodhuar të gjitha bateritë, shkruan World Economic Forum.

Kobalti është një pjesë thelbësore e baterive litium-jon që u japin automjeteve elektrike gamën dhe qëndrueshmërinë e nevojshme për konsumatorët.

Sipas raportit të WEF-së të vitit 2022, litiumi është një nga komponentët kryesorë në bateritë e automjeteve elektrike (EV), por furnizimet globale janë nën tendosje për shkak të rritjes së kërkesës për EV-të.

Rreth 2 miliardë automjete elektrike duhet të jenë në rrugë deri në vitin 2050 që bota të arrijë zero neto, thotë IEA, por shitjet qëndruan në vetëm 6.6 milionë vitin 2021.

Në mbarë botën, qeveritë që kërkojnë të dekarbonizojnë ekonominë globale po planifikojnë të ndalojnë shitjen e makinave të reja me naftë shumë prej tyre deri në vitin 2030.

Metali litium njihet edhe si “ari i bardhë” dhe është një nga komponentët kryesorë në bateritë EV, së bashku me nikelin dhe kobaltin.

Ish- gjeneralit Wesley Clark licenca për naftë që nuk ia dha Kosova

Në vitin 2012 si udhëheqës i firmës energjetike me seli në Kanada, Envidity, Clark u kthye në Kosovë me një kërkesë për minerale, për të shpuar përgjatë regjionit të Dukagjinit, në rezervat e pazbuluara të thëngjillit, të cilat pastaj do t’i shndërronte në naftë sintetike. Me teknologjinë e kohës do të përdorëshin teknika pak të njohura të proceseve të Gazifikimit Nëntokësor të Thëngjillit dhe Gazit të Kthyer në Lëng. Envidity shpresonte të prodhonte deri në 100,000 barelë të naftës në ditë, ose 15 milionë litra. Ky operacion në Kosovë do të ishte më i madhi i këtij lloji në botë, dhe sipas Envidity, do të investohen 8 miliardë dollarë amerikanë në Kosovë. Firma po ashtu thoshte se do ta bëjë Kosovën të pavarur në naftë dhe lëndë djegëse për aviacion brenda 7 vitesh. Siç raportohej lënda djegëse po ashtu ishte testuar me sukses nga Forcat Ajrore të SHBA-së për të ndezur aeroplanët luftarakë. Envidity, me degën e saj në Kosovë, Envidity Energy Kosova LLC iu dha leja për hulumtime por jo edhe për shfrytëzim./Rel

Pozita e Kosovës pas

Pas kësaj marrëveshje ekonomike Serbo-Gjermane, me ndkimin në prodhimin e veturave në botë, pozita e Kosovës në dialog do të jetë inegzistente, sepse Vučići përmes bizneseve gjermane në Serbi do ta krijojë një stabilitiet ndikues përmes Gjermanisë dhe BE-së, duke mbërritur edhe në SHBA.

Ndikimi i litiumit në mjedis

Litiumi zakonisht nxirret përmes një procesi të quajtur miniera e shëllirës, ​​e cila përfshin nxjerrjen e litiumit nga rezervat nëntokësore të ujërave të kripura. Fatkeqësisht, këto metale toksike mund të ndotin burimet e ujit, duke kërcënuar jo vetëm njerëzit, por edhe biodiversitetin dhe kafshët.

Për më tepër, disa nga metalet që gjenden në bateritë EV janë shumë të dëmshme edhe në sasi të vogla. Duke qenë se një pjesë e madhe e tyre hidhen në deponi, rrjedhjet e ndotësve mjedisorë janë mjaft të shpeshta. Shpesh, këto rrjedhje çojnë në zjarre nëntokësore, të cilat lëshojnë edhe më shumë ndotës në atmosferë. Kur grimcat e metaleve të rrezikshme të përfshira në bateri si arseniku, kadmiumi, kromi, kobalti dhe bakri hyjnë në sistemin e frymëmarrjes së njeriut, ato mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore, shkruan Earth.

Kobalti nxirret përmes minierave sipërfaqësore dhe nëntokësore. Minierat sipërfaqësore janë procesi që përfshin heqjen e shtresës së sipërme të tokës ose shkëmbit për të hyrë në minerale ose metale, ndërsa minierat nëntokësore përfshijnë gërmimin e tuneleve dhe boshteve për të hyrë në minerale ose metale të vendosura më thellë nën sipërfaqe të tokës.

Sugjerimet e mundshme për Kosovën

  • Krijimin e programit kombëtarë për mjedisin
  • Përshtatja e Agjendës së Gjelbër me Kosovën
  • Hulumtime të kujdesshme gjeologjike për minerale
  • Të hartohen plane të mënçura mbi burimet natyrore për dialogun e ri me Serbinë
  • Kosova të ndjek me vëmendje të lartë politikat dhe Agjenden e Gjelbër të BE-së
  • Të ndjek me seriozitet planet me Amerikën pas zgjedhjeve amerikane, 2025
  • Të qartësohet me BE-në rreth interesave mjedisore dhe diplomatike
  • Të studioet rajoni  i Trepçës dhe të menaxhohet për një industri të gjelbër
  • Të studioet Trepça për rezervat gjeologjike
  • Të informohen qytetarët se çfarë saktëisht nënshkruan dy odat ekonomike ajo e  Kosovës dhe Serbisë në vitin 2020
  • Të vendos targete me ShBA-të për burimet natyrore dhe sigurinë
  • Të hulumtohet a ka Kosova litum dhe minerale të reja
  • Urgjentisht të përcaktohen bazat e Porgramit Kombëtarë për Mjedisin
  • Përmes ridimensionimit të dialogut t’ia kërkoj Serbisë dëmet mjedisore të luftës

Referencat:

https://www.euronews.com/green/2024/05/17/commissioner-touts-imminent-agreement-with-serbia-on-raw-materials

https://www.euronews.com/green/2024/05/09/critical-raw-materials-lithium

https://www.politico.eu/article/serbian-president-aleksandar-vucic-german-chancellor-olaf-scholz-meeting-lithium-deal-electric-vehicles/

https://www.bloomberg.com/news/articles/2024-07-16/germany-s-scholz-plans-lithium-deal-with-serbia-after-rio-ruling

https://www.weforum.org/agenda/2022/07/electric-vehicles-world-enough-lithium-resources/

https://commission.europa.eu/strategy-and-policy/priorities-2019-2024/europe-fit-digital-age_en

https://www.euronews.com/my-europe/2023/02/23/lithiums-green-potential-fails-to-defuse-europes-opposition-to-mining

https://www.rferl.org/a/serbia-protest-mining-lithium-rio-tinto/33013672.html

https://www.lemonde.fr/en/economy/article/2024/07/16/germany-drop-in-electric-car-sales-weakens-battery-industry_6685733_19.html#

https://www.reuters.com/business/autos-transportation/eu-electric-car-sales-drop-may-german-demand-slumps-industry-says-2024-06-20/

https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/ip_22_6462

file:///C:/Users/beharebajraktari/Downloads/Zero_emission_vehicles__first__Fit_for_55__deal_will_end_the_sale_of_new_CO2_emitting_cars_in_Europe_by_2035.pdf

https://reform-support.ec.europa.eu/what-we-do/digital-transition_en

https://www.evropaelire.org/a/28805801.html

https://www.earth.org/lithium

Leave a Reply