Pse shkenca dështoi të na bind me kohë ndërkohë që media po humbet terren

Ndryshimet Klimatike, Shkrimet autoriale

Si të raportoni më mirë për ndryshimet klimatike

Ashtu siç shtetet po transformohen në ekonomi dhe zhvillim të gjelbër, po ashtu duhet të transformohen edhe mediat. Roli i tyre ka ngecur mes pronarëve që duan vetëm para dhe pushtet dhe portaleve që duan kontroll dhe monopol, në këtë rrugëtim roli i mediave tradicionale po humbet fuqinë për të informuar.

Shkruan: Behare Bajraktari

Vitin e kaluar të gjitha mediet, jo vetëm ato kryesore, patën lajmin e ditës, ku Agjencia Meteorologjike e OKB-së shpallte temperaturat më të larta përgjatë historisë së matjeve meteorologjike në pllakat e akullta të dy poleve të botës. .

Temperaturat rekord prej 38 gradë Celsius, më të lartat e arritura ndonjëherë në Polin e Veriut, përkatësisht në Siberi, janë regjistruar me video dhe i kemi matur me kujdes, ndërkohë pak më parë, edhe në Polin e Jugut, përkatësisht në pikën më jugore të temperaturave të Argjentinës kishte arritur një temperaturë e pabesueshme 30 gradë.

Ndryshimet klimatike jo vetëm që po shkrin Polin e Veriut dhe të Jugut, jo vetëm po shterojnë rezervat e ujërave të ëmbla të planetit, por po rrit nivelin e oqeanit duke kërcënuar seriozisht jo vetëm qytetet e mëdha si Nju Jorku, Tokio, Sydney, Londra, Rio dhe Hong Kongu, por tashmë ka ndikoi në mënyrë të pakthyeshme në jetën e miliarda njerëzve. Qytete si New Orleans, Venecia dhe Stambolli, duke përfshirë ishujt e Oqeanisë, tani janë pjesërisht të zhytura në ujë.

Por pse ndryshimi i klimës ka kaq pak hapësirë ​​në medie

Ashtu si vendet po transformohen në ekonomi dhe zhvillim të gjelbër, po ashtu duhet edhe media. Roli i tyre ka ngecur mes pronarëve që duan vetëm para dhe pushtet dhe rrjeteve sociale që duan kontroll dhe monopol, në këtë rrugëtim roli i medies tradicionale po humbet fuqinë për të kryer detyrën dhe rolin e saj të informimit.

Ashtu si dezinformimi dhe keqinformimi i bënë njerëzit të mos besojnë në COVID-19 ose në vaksinën e pandemisë në të njëjtën mënyrë që media po humb mundësinë për të informuar njerëzit duke i paralajmëruar ata për rrezikun që paraqet ndryshimi i klimës.

Ashtu si përdorimi i mediave dixhitale në komunikimin personal dhe profesional është përshpejtuar disa vitet e fundit, ashtu si pandemia e COVID-19 e ka ruajtur këtë shtrirje.

Kosova e vogël me “Gazetarinë e Gjelbër”

Nga këndvështrimi ynë, në Kosovë tashmë është krijuar “Gazetaria e Gjelbër”, e cila fillimisht është transmetuar në radio e më pas në platformën “online” dhe në televizion. Raportimi mbi mjedisin ose ndryshimet klimatike ka filluar në mënyrë të pavarur. Kosova u bë kështu vendi i parë në rajon dhe më gjerë në themelimin e këtij zhanri të ri të gazetarisë.

Por ku shkuan gazetat? Ato lanë pas disa medie elektronike dixhitale të kombinuara në formën e portaleve. Vetëm një pjesë e vogël e tyre u transformuan, duke shkatërruar të gjitha strukturat e dikurshme të gazetarisë dhe kolegjiumin e gazetarëve. Tani ato janë skuadra të vogla prej katër ose pesë, e ndoshta edhe më pak, të mbledhura rreth disa portalesh, të cilat, në fund të fundit, ishin ose të çorganizuara, ose të pa sponsorizuara, ose të korruptuara nga pushtete që kujdeseshin vetëm për ndikimet.

Dhe ndërkohë, nuk ka vend për ndryshimin e klimës apo mbrojtjen e mjedisit, sepse, siç e dimë të gjithë, këto dy nocione bien ndesh me çdo interes me ata, politikat e të cilëve kanë të bëjnë me llojet e bizneseve që shfrytëzojnë natyrën dhe për pasojë përkeqësojnë simptomat e ndryshimit të klimës.

Mediet e të pasurve që ‘besojnë’ në ndryshimet klimatike

Në fushën e argëtimit thuhet: jepini publikut çfarë të dojë?! Të lodhur nga shqetësimet për të dëgjuar ose parë gjëra shumë serioze dhe të frikshme si ndryshimet klimatike, njerëzit u bënë të uritur për përmbajtje argëtuese, kjo është arsyeja pse pronarët e medieve argëtohen shumë duke argëtuar.

Pronarët më të pasur të medieve janë pas disa prej konglomerateve më të mëdha mediatike që ofrojnë shërbime mediatike dhe argëtuese për miliarda njerëz në mbarë botën. Industria e medias dhe e argëtimit përfshin të gjitha llojet e transmetimeve, duke përfshirë gazetat, revistat, televizionin, radion dhe format kryesore të argëtimit si filmi, muzika, lojërat, interneti, shërbimet e transmetimit dhe librat.

Shkenca një gjuhë që kërkon të mësohet nga media

Pse shkenca nuk mjafton në lajme, fajin e kanë edhe vetë shkencëtarët që kanë krijuar një hendek ndarës me supozimin se shkenca u përket atyre që e studiojnë në universitete dhe laboratorë, ndërsa mediet dhe gazetarët, ndryshe nga ata, nuk janë në niveli i detyrës për të trajtuar temën me rëndësi.

Dikur elita shkencore ndihej kështu, duke u izoluar nga pjesa tjetër e popullsisë, duke pretenduar se të tjerët nuk mund t’i kuptonin. Ishte vendimtare pse njerëzit kudo ishin larguar nga shkencëtarët si grupe shoqërore më pak të parëndësishme pasi nuk e kuptonin botën e njëri-tjetrit, ndërkohë që shkenca duhet të jetë gjithmonë në shërbim të njerëzimit.

Por si ndodhi ky hendek? Duke mos bashkëpunuar me medien në mënyrën dhe gjuhën e komunikimit të kuptueshme për të gjithë, ata humbën fuqinë për të bindur çdo popullatë se cila është situata në të vërtetë. Gazetarët nga ana tjetër nuk e kanë thyer ende këtë tabu të ngritur nga shkencëtarët se nuk mund të plotësojnë kërkesat e tyre, njëra prej të cilave është Ndryshimet Klimatike.

Ndryshimet klimatike u ndodhin vetëm atyre, stili i jetesës së të cilëve ndryshon

Të paktën 85 për qind e popullsisë globale ka përjetuar ngjarje të motit të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike, sipas hulumtimit të botuar në revistën Nature Climate Change.

Të anketuarit nga Gjermania dhe Zvicra shënuan rezultate dukshëm më të larta në njohuritë rreth aspekteve fizike të ndryshimeve klimatike sesa pjesëmarrësit nga Kanadaja dhe SHBA-ja. Të anketuarit kinezë dinin edhe më shumë për shkaqet e ndryshimeve klimatike sesa të anketuarit nga vendet e tjera.

Kthehemi 6 vjet mbrapa dhe kujtojmë të dhënat e anketës nga universitetet “Yale” dhe “George Mason” që nënvizonin ndarjen partizane në mohimin e shkencës klimatike. 73% e amerikanëve e kuptojnë se ngrohja globale po ndodh, duke përfshirë 71% të republikanëve të moderuar, liberalë, por mesatarja zvarritet me vetëm 47% të republikanëve konservatorë që i përgjigjen saktë kësaj pyetjeje. Ky është një përmirësim i madh nga 28% e republikanëve konservatorë që realizuan ngrohjen globale, dy vjet më parë.

Në pyetjen nëse njerëzit mund të binden nga faktet për ngrohjen globale; Shkencëtari social Dan Kahan ka argumentuar se identiteti ideologjik dhe kulturor mund të jetë aq i fortë sa provat shkencore, faktet dhe informacionet nuk mund të depërtojnë në të. Kahan mendon se për disa çështje si ndryshimi i klimës, paragjykimet ideologjike i bëjnë shumë konservatorë të imunizuar ndaj fakteve.

Bota e së ardhmes, një shishe e mbyllur për askund

Njerëzit e varfër nuk duhet të fajësohen për krizën globale mjedisore përballë mbikonsumimit nga shtresat e mesme të botës, thotë një raport i Christian Aid.

Për shembull, një amerikan mesatar konsumon 176 litra ujë në ditë, ndërsa një familje mesatare afrikane konsumon vetëm 5 gallona ujë. Ndërsa personi mesatar në MB lëshon 10.7 milion ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit çdo vit, në 48 vendet më pak të zhvilluara në botë (përfshirë Afganistanin, Burkina Faso, Haitin, Bangladeshin, Etiopinë dhe Sudanin), mesatarja është vetëm 1.7 milionë  ton në vit.

Në përgjithësi, 20 përqindëshi më i pasur i popullsisë së botës konsumon 80 përqind të burimeve të tilla si uji dhe toka.

Ndryshimet klimatike për shumë njerëz janë si uji i ambalazhuar, kur keni etje pini ujin dhe gjuani shishen, ndërkohë që vazhdoni me këto sjellje çdo ditë pa menduar se ku kanë shkuar ato shishe plastike apo xhami. Njerëzit e zakonshëm pyesin kush i krijon ndryshimet klimatike, ne apo ata? Janë gjithmonë shtetet e mëdha që u industrializuan fort pa kursyer asgjë për t’u pasuruar. Nën presionin e transformimeve, popujt e varfër janë goditur nga ndryshimet klimatike dhe ata janë më të shqetësuarit për jetën, pronën dhe të ardhmen e tyre.

Sugjerime për zgjidhje

1. Njohja dhe fuqizimi i Gazetarisë së Gjelbër. Nga ushqimi, veshmbathja e deri te ilaçet, gjithçka si lëndë e parë merret pa mëshirë nga natyra dhe media duhet të fuqizojë Gazetarinë e Gjelbër për t’i dhënë asaj një vend të merituar.

2. Gazetarë të specializuar. Profilizimi, specializimi dhe certifikimi i gazetarëve dhe medieve të reja në çështjet e ekologjisë, ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale dhe shkencës krahas transformimit dixhital që duhet të bëjë media.

3. Taksimi i të pasurve. Duke qenë se 20% e popullsisë së botës përdor të gjitha burimet natyrore, taksat mbi to duhet të shumëfishohen. Taksimi i të pasurve dhe fitimet në burimet natyrore me taksa shtesë që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

4. Gjuhë shkencore e thjeshtuar. Thjeshtoni leksionet e shkencëtarëve dhe afrojini ato me gazetarët mjedisorë, Green Media dhe Massmedia në frontin e përbashkët për të mbrojtur planetin nga ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale. Si çdo mjek për t’u kuptuar nga pacienti, ai duhet të flasë gjuhën që e kupton pacienti për të kuptuar diagnozën dhe sëmundjen.

Referencat:

theguardian.com/environment/climate-consensus-97

https://reliefweb.int/report/world/rich-poor-and-future-earth

https://online.maryville.edu/blog/future-media/

https://www.businessinsider.com/meet-the-murdoch-family-rupert

https://www.washingtonpost.com/climate-environment/

https://finance.yahoo.com/news/15-richest-media-owners-

https://www.worldbank.org/en/news/speech

Leave a Reply