Kur do të bëhet Kosova e gjelbër si Gjermania?

Më të rejat

Gjermania, zemra e Europës po bëhet gjithnjë e më e gjelbër dhe kjo është pamja  e re e Gjermanisë së punës, toka e industrive të mëdha dhe që po vë gjithçka te qëndrueshmëria mjedisore.

Gjermania po e bënë këtë duke përmirësuar peizazhin e saj të përbërë nga pyje, male, lumenj dhe plazhe me pamje nga Deti i Veriut, por gjithashtu duke u përballur me sfidën më komplekse, atë të zhvillimit të gjelbër të metropoleve.

Qtetet e reja po rriten me qëllimin e ndikimit në zero karbon, po rrisin parqet e tyre të mëdha, po rinovojnë lëvizjen duke ndjekur të parët koncepte inovative, po ofrojnë një mënyrë jetese të re për banorët e tyre bazuar në respektimin e mjedisit dhe, në fund të fundit, të vetvetes.

Në Gjermani lirisht mund të thuhet se po lind dimension i ri, i ngadaltë që përkthehet në mundësi të reja edhe për ata që, kur është e mundur, do të rikthehen në Gjermani për ta zbuluar atë si kurrë më parë, jetën mjedisore.

Shembulli i parë është Berlini, kryeqyteti ku jetesa respekton mjedisin duke bërë zgjedhje të ndërgjegjshme. Është një qytet i gjelbër me mbi 300 kilometra katrore dhe 440 mijë pemë kushtuar parqeve, ku qytetarët dhe turistët kanë qenë në gjendje të lëvizin me dy rrota për vite, duke përfituar nga 1 000 kilometra rrugë biçikletash ose automjete elektrike të përbashkëta./BB Green Kosova

Foto:sustaineurope.com

Burimi:Ansa/Ata

Leave a Reply