
Njëqindetetë thas mbeturina mblidhen në Lumbardhin e Prizrenit me inciativën e këtij përsoni
Ditë më parë Jakup Bajraktari banor i Prizrenit i cili pasion ka ecjen në natyrë ai ka vizituar dhe eksploruar shumë nga bukurit e Kosovës . Ditë më pare Jakupi publikoi pamje në profilin e tij në facebook mbeturina të grumbulluara në një gjysmëdigë në Lumbardhin e Prizrenit.

Sot për “BBGreenKosova” Jakupi u shpreh: ‘’Faleminderit shumë për intresimin tuaj. Siç e dini edhe ju, unë jam i pasionuar pas natyrës. E dua rregullin dhe sidomos pastërtinë. Me date 18. 10. 2020 e kam vërjet në Lumbardh, pranë restorantit Andrra janë mbledh shumë mbeturina.

E kam bë një postim me pamje të këtyre mbeturinave. Kam kërku nga shoqata e bjeshkatarëve Sharri, ku jam antar, që të oraganizohemi dhe ta pastrojmë atë pjesë të lumit.

Dje ishim 6 antar të shoqatës SH.B. SHARRI, dhe na janë bashku edhe 4 antar të shoqatës BUNARFEST. Në ora 16:30 kemi filluar pastrimin e asaj pjese në ora 18:00 i kemi mbush 108 thas mbeturina , kryesisht shishe plastike dhe të qelqit të ardhura nga gryka e Lumbardhit deri në Prevallë”.

Jakup Bajraktari për “BBGreenKosova” thotë se : “Inciativa ka qenë e imja, unë shpesh pastroj edhe stazat e ecjeve rreth qytetit të Prizrenit. Më keqardhje po qytatarët janë shumë të pakujdeshëm ndaj ambientit.

Mendojnë se jashtë shtëpisë dhe oborrit të vetë është e huaja. Por edhe pushtetit lokal dhe ai qëndror duhet të jenë më të angazhuar dhe duke i angazhuar në teren inspektorët e ambientit. Gjobat ndaj keqbërsëve duhet të jenë të ashpra. Është koha e fundit , duhet të vetdijësohemi”.


/BBGreenKosova/