Kanadaja do të ndalojë qeset plastike, kashtat dhe shkopinjtë deri në fund të vitit 2021
Kanadezët prodhojnë tre milionë tonë mbeturina plastike çdo vit, nga të cilat 15 miliardë janë qese
Qeset plastike, kashtat dhe shkopinjtë e për një përdorim do të ndalohen në Kanada deri në fund të vitit 2021, ka bërë të ditur qeveria, e cila pranoi se është vonuar në këtë fushë në krahasim me Evropën.
Deri në fund të vitit 2021, Kanadaja planifikon së pari të ndalojë gjashtë sende plastike për një përdorim, të cilat janë të dëmshme për mjedisin dhe janë të vështira për t’u ricikluar. Artikujt do të jenë qese plastike, kashta, shkopinj, mbathje, pjata dhe takëme, tha ministri kanadez i mjedisit Jonathan Wilkinson.
“E pranoj që nuk jemi pararojë në botë në këtë lëmi. Kjo është ajo që shumë vende evropiane kanë bërë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, dhe është e sigurt që kemi mësuar diçka prej tyre,” tha ministri kanadez.
Kanadezët prodhojnë tre milionë tonë mbeturina plastike çdo vit, nga të cilat 15 miliardë janë qese, tha Wickilson, duke shtuar se vetëm nëntë përqind e këtyre mbeturinave mund të riciklohen dhe pjesa tjetër përfundon në disa deponi ose në natyrë./bbgreenkosova
Burimi: Beta
Foto: Shutterstock