Të rinjtë bëjnë thirrje për më shumë edukim për ndryshimin klimatik
Të rinjtë duan më shumë arsim për ndryshimin klimatik në shkolla, sipas një sondazhi të ri të porositur nga Zurich Insurance.
Sondazhi i cili u krye në mbi 2,000 njerëz të moshës midis 7-17 në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se mbi një e treta e 7-17-vjeçarëve duan që temat e ndryshimit të klimës dhe qëndrueshmërisë të mbulohen në shkollë.
Sondazhi zbuloi gjithashtu se 24% e të rinjve mendojnë se zëri i tyre nuk po dëgjohet aktualisht në debatin e ndryshimit të klimës. Gjysma e të anketuarve ishin në mbështetje të ndalimit të plastikës së pa riciklueshme dhe një e katërta ishin në favor të taksimit të bizneseve sipas ndotjes të karbonit.
“Ndryshimi i klimës paraqet një kërcënim për mënyrën tonë të jetës, dhe është ndryshim që nuk është më pak i vërtetë sikurse si pandemia Covid-19.” Tha Laura McAlpine, e cila është udhëheqëse në Qëndrueshmërinë në Cyrih.
“Ndërsa është e rëndësishme që të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar një kthim të sigurt të normalitetit, është e qartë se për shumicën e njrëzve, ne duhet ta bëjmë këtë në një mënyrë që ndihmon në mbrojtjen e mjedisit.” Tha ajo.
Ky hulumtim do të paraqitet përpara Konferencës së të Rinjve të Zyrihut Kundër Karbonit muajin tjetër, ku një panel për të gjithë të rinjtë do të debatojë një sërë temash, nga mësimet që do të merren nga masat e bllokimit të Covid-19 deri te çështjet që përfshijnë modën e shpejtë, konsumin e ushqimit, përdorimin e plastikës, eko – ndotja e udhëtimit dhe transportit. /bbgreenkosova./
Burimi: environmentjournal.online