Ndërgjegjësim i ulët ndaj mjedisit në Kosovë
Këto pamje na i ka dërgu një lexuese e jona nga Mitrovica, të këtij kamioni i mbushur me mbeturina që paraqet ndotje dhe rrezik në çdo formë në komunikacion.
Dhe siç shihet nga pamjet, në anën e kundërt të kamionit kalojnë edhe Policia e Kosovës dhe nuk reagojnë ndaj këtij rasti i cili nuk respekton sigurin në komunikacion.
Ndërgjegjësimi i ulët mjedisor dhe zbatimi i dobët i ligjeve mbrojtëse dhe mungesa e kontrollit , po sjell ndotje të vazhdueshme të ujit, ajrit dhe tokës.
Në Kosovë hedhja e mbeturinave në mjedis mbetet si një nga problemet serioze, parqet, pyjet, lumenjët janë të prekura rëndë nga kjo dukuri. Edhe një gjë tjetër është mjaft shqetësuese bartja e mbeturinave me mjete të ndryshme gjatë rrugës .
Ku nuk respektojnë rregullat në komunikacion që të ketë mbrojtëse në rimorkio që të mos rrezikon automjetet tjera kalimtare , por edhe shpërndarja në ajër i këtyre mbeturinave nga fuqia e erës që mund të shkaktohet
Dhe mbi të gjitha nga askush nuk kontrollohen këto bartje të mbeturinave se ku është destinacioni i fundit që do shkarkohet në çfarë mjedisi dhe lokacioni. /BBgreenKosova/