Projekti i gjelbër pëson fiasko: Banesat e braktisura, bimësia është ‘egërsuar’
Pa shumicën e banuesve, të cilët nuk janë vendosur ende nga frika e infektimit me virusin korona, ‘eko-parajsa’ e mundshme është shndërruar në xhungël
Një projekt eksperimental i strehimit të gjelbër në megaqytetin kinez Chengdu u garantonte banuesve të ardhshëm jetë në gjelbërimin e kopshteve të rregulluara në secilin ballkon në të ashtuquajturin “pyll vertikal”, por planet e tyre ua ngatërruan – mushkonjat.
Ballkonet janë mbushur aq shumë me bimësi, sa pronarët e apartamenteve shmangin jetesën në to për shkak të invazionit të mushkonjave, të cilat, ashtu si njerëzit, i duan bimët, shkruajnë mediat kineze.
Agjencia e pronave të patundshme thotë se të gjitha 826 apartamente janë shitur deri në prill të këtij viti, por në vend të një parajse moderne ekologjike, rrokaqiejt tani të kujtojnë xhirimin e një filmi post-apokaliptik.
Vetëm një duzinë familjesh janë vendosur në apartamentet e ndërtesave me kopshte vertikale në Chengdu për shkak të frikës nga infeksioni.
Blloku prej tetë ndërtesave u ndërtua në vitin 2018, dhe secili ballkon është projektuar për të siguruar hapësirë të mjaftueshme për kultivimin dhe rritjen e bimëve të ndryshme.
Por pa shumicën e banorëve, të cilët ende nuk janë vendosur, bimësia në ballkone është ‘egërsuar’, duke kthyer ‘eko-parajsën’ e mundshme në një xhungël plot mushkonja./bbgreenkosova
Burimi: Hina
Foto: Str