Angazhimet e Google dhe Facebook për mjedisin
Google dhe Facebook kanë ngritur zotimet e tyre përkatëse për mjedisin, duke u bashkuar me Apple dhe Microsoft.
Më parë këtë vit, Microsoft u zotua të mos krijojë ndotje karboni gjatë prodhimeve, projekt që do të realizohet deri në 2030 ,që do të thotë se do të llogarisë të gjithë karbonin që ka prodhuar dhe do të shtojë zbutjen e mjaftueshme për të kundërvepruar me efektin e tij.
Tani Google po ndjek hapat e Microsoft dhe po shkon një hap më tej. Google u zotua për mos përdorim të karbonit në vitin 2007 dhe ka bërë investime për energji të rinovueshme. Dhe kompania tani thotë se ka blerë mjaft kompensime karboni për të larguar gjurmën e saj të karbonit që daton që nga themelimi i kompanisë, sipas një postimi në blog nga Sundar Pichai, CEO i Google.
“Bota duhet të veprojë tani nëse duam të shmangim pasojat më të këqija të ndryshimit të klimës,” shkroi Pichai. “Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë, qëndrueshmëria ka qenë një vlerë thelbësore për ne që kur Larry dhe Sergey themeluan Google dy dekada më parë.” Tha ai.
Për më tepër, kompania do të bëhet e para që do të angazhohet të punojë tërësisht me energji pa karbon në të gjitha qendrat e saj të të dhënave në botë.
“Kjo është shumë më sfiduese sesa qasja tradicionale e përputhjes së përdorimit të energjisë së rinovueshme, por ne jemi duke punuar që kjo të realizohet deri në vitin 2030,” Shpjegoi Pichai.
Google do të kombinojë energjinë e erës dhe diellit së bashku dhe ajo do të përdorë inteligjencën e saj të fuqishme artificiale për të parashikuar kërkesat e saj të ardhshme për energji elektrike,
Kurse Facebook njoftoi se do të arrijë ndotje zero të karbonit deri në 2030. Është një qëllim ambicioz, por shumë prapa Apple, Microsoft dhe Google për angazhimet e saj për klimën, siç raportoi The Guardian.
“Operacionet globale të Facebook do të arrijnë emetime të karbonit net-zero dhe do të mbështeten 100 për qind nga energjia e rinovueshme. Ne gjithashtu po vendosim një qëllim ambicioz për të arritur ndotje zero për zinxhirin tonë të vlerës në 2030”, shkroi drejtori i tij i qëndrueshmërisë, Edward Palmieri, në një postim në blog.
Njoftimi është krijuar për të sjellë Facebook në përputhje me marrëveshjen e Parisit, e cila synon të frenojë ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, siç raportoi The Irish Times.
E megjithatë, pavarësisht nga zotimet e tij për klimën, Facebook nuk ka ndaluar mijëra faqet e keqinformimit dhe mohimit të klimës në platformën e tij, siç vuri në dukje The Irish Times. /bbgreenkosova./
Burimi: Ecowatch.com