Mjeti që do shpëton detet dhe oqeanet nga plastika
Projekt i ri për pastrimin nga plastika e shtratit të detit me robotë autonome. Çlirimi nga mbeturinat nënujore nuk është arritje e lehtë, por ky projekt në të vërtetë mund të rregulloj rrëmujën tonë.
Ngado sheh plastikë, plastikë! Dhe këto lloje të plehrave nuk do vijnë një surprize për ju. Fatmirësisht, qendra Fraunhofer për Logjistikë dhe Shërbime Detare (CML) dhe një rrjet nëderkombëtar partnerësh janë të gatshëm të trajtojnë këtë problem me përdorimin e robotëve me një projekt të quajtur SeaClear.
Brenda një vitit 86 milion tonë metrikë plastikë përfundojnë në oqeane, sipas Fraunhofer dhe mbledhja e tyre nuk është përsëri një arritje e lehtë. Për të trajtuar këtë çështje kaq të madhe, do të vihet në përdorim një sistem themelor që përbhëhet nga një dron ajror, dy automjete nënujore me telekomandë (ROV) dhe një anije sipërfaqësore pa pilot, për të shërbyer si anije nënash.
Plehrat janë të vendosura kryesisht në zonat bregdetare ku më pastaj hyjnë në oqean, droni dhe një nga ROV do të përdoren për të zbuluar mbeturinat. Nëse mbeturinat janë të pranishme si në sipërfaqe ashtu edhe në kolonën e ujit, ROV do të shkoj në shtratin e detiti dhe do të bartë plehrat me pajisjen e saj të kapjes dhe thithjes të krijuar me porosi.
Më pas të gjitha do të barten përsëri dhe do të hidhen në një kosh qëndror. Projekti i ri për pastrimin e shtratit të detit nga plastika me robotë autonome Burimi: Sea Clear , diferencimi i mbeturinave nga kafshët detare dhe strukturat natyrore është një tjetër pike e rëndësishme. ROV i dytë do të përdorë algoritme të bazuara në intelegjencen artificiale për të vërtetuar atë.
Aktualisht, teknologjia është duke u testuar në dy vende të ndryshme në thellësi prej 66 deri në 98 ft (20 deri në 30 mt, në Hamburg, Gjermani dhe Dubrovnik, Kroaci. SeaClear do të ketë të dhëna të larmishme pasi këto vendodhje janë mjaft të ndryshme, me bregdetin e Hamburgut e cila është një zonë industrial me shikim të ulët nën ujë dhe bregdeti Kroat është një vend i paster dhe i qetë dhe është i popllarizuar në mesin e turistëve.
Sapo të përfundojë testimi, ne do të jemi një hap më afër trajtimit të problemit tone të plehrave.
Menaxheri i projektit Johannes Oeffner shprehet, “Duke marrë parasysh që parashikimet presin që prodhimi i plastikës të katërfishohet deri në vitin 2050, ne do të kemi një problem të madh nëse nuk arrijmë të marrim masa. Sipas Forumit Botëror WEF, raporti i plastikës me peshqit në vitin 2014 ishte një me pesë, deri në vitin 2050 mund të ketë aq shumë mbeturina plastike sa edhe peshqi”.
Burimi: interestingengineering