Si të ftohemi pa e ndotur planetin

Degradimi i natyrës, Më të rejat

Çdo cep i botës tani po përballet me valë të rrezikshme të nxehtësisë, dhe kriza e ndryshimit klimatik po e rrit temperaturën nëpër botë.

Për tu larguar nga këto temperatura të rrezikshme, njerëzit gjithnjë e më shumë po ndezin kondicionerët e tyre për tu ftohur. Një analizë e fundit nga Climate Central zbuloi se përdorimi i kondicionerëve të ajrit mund të rritet me 59 përqind deri në vitin 2050, pra globalisht kjo kërkesë pritet të trefishohet, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Por rritja e përdorimit të kondicionerëve nëpër botë do të rrisë në mënyrë dramatike ngrohjen globale. Kjo ndodh për shkak të masave të mëdha të kimikateve që furnizojnë kondicionerët. Shumë kondicionerë lëshojnë gazra serë të quajtur hidrofluorokarbure (HFC), të cilat ngrohin klimën mijëra herë më shumë sesa dioksidi i karbonit.

Por ekzistojnë më shumë alternativa miqësore ndaj klimës hidrofluoroolefina (HFO), amoniaku dhe propani, që mund të vendosen në kondicionerë, por kjo nuk është ndonjë zgjidhje aq e mirë përshkak se këto prap do e ndotin ajrin, dhe kombinimi i amoniakut dhe propanit së bashku është i rrezikshëm, mund të shkaktojë rrjedhje dhe flakë.

Ekziston edhe problemi se nga vjen energjia elektrike. Edhe kondicionerët e mundësuar nga këto alternativa relativisht të pastra funksionojnë më anë të karburanteve fosile. Një mënyrë e rëndësishme për të ulur kërkesën për energji elektrike nga kondicionimi i ajrit është ta krijohet teknologji më efikase në energji elektrike.

Përveç krijimit të energjisë eko-miqësore për kondicionreë ekziston edhe një mënyrë tjetër për të ulur kërkesën për energji për kondicionimin e ajrit, ne mund të e përdorim më pak. Nëse shtëpitë ose apartamentet ndërtohen me izolim të caktuar ftohja në ambientin e brendshëm nuk do të jetë problem dhe nuk do të ketë nevojë përdorimi të kondicionerëve. Mbjellja strategjike e pemëve për të siguruar hije gjithashtu mund të luajë një rol. Një studim i vitit 2019 shpjegoi që pemët mund të ulin temperaturat e ditës së verës të një lagjeje me 5.5 gradë Celsius.

Kulmet gjithashtu mund të pikturohen me ngjyra të lehta për të pasqyruar rrezet e diellit, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e temperaturave brenda një shtëpie, dhe këto janë disa mënyra për ta bërë botën më pak të varur nga teknologjia, dhe të ndihmojmë planetin tonë. /bbgreenkosova./

Burimi: Earther.gizmodo.com

Leave a Reply