Ndikimi i ndotjes së ajrit në pjalmim

Më të rejat

Pjalmimi është një shërbim kritik i ekosistemit, një shërbim që kryhet kryesisht nga insektet. Lulet i tërheqin insektet duke përdorur aromat e tyre, të cilat janë sinjale kimike për të cilat polenizuesit mund të kenë një preferencë të lindur. Kjo preferencë është rezultat i marrëdhënies bashkë-evolucionare midis luleve dhe pjalmuesve të tyre që ka evoluar për miliona vjet.

Një ekip studiuesish nga Instituti Max Planck për Ekologjinë Kimike dhe Universiteti i Virxhinias kanë hetuar se ndotja e ozonit në ajër ndikon në tërheqjen dhe në aromën e luleve. Ozoni gjithashtu mendohet se i ndryshon aromat që lëshojnë lulet për të tërhequr pjalmuesit e tyre.

Për eksperimentet e tyre, shkencëtarët përdorën fluturën e natës tobbaco, që ndryshe quhet Manduca sexta, kjo flutur është një pjalmuese e rëndësishme. “Ne ishim të befasuar, madje të tronditur, që tërheqja e lindur ndaj aromës së luleve humbi plotësisht në prani të niveleve të rritura të ozonit”, tha Markus Knaden i cili është pjesë e studimit, duke përshkruar atë që u vu re gjatë eksperimenteve.

Pyetja mbeti nëse ozoni në ajër do të prishte oreksin e fluturave të natës tobbaco, apo nëse do të parandalonte insektet të gjenin burimin e tyre të ushqimit. Gjatë studimit flutura e natës tobbaco pas një kohe u mësua që të ushqehej edhe në lulet që ishin më të ndotura dhe me aroma jo tërheqëse, por jo çdo insekt ka këto karakteristika dhe mund të mos e kenë të njëjtën strukturë për të mësuar aroma të reja.

Ndotja e ajrit dhe ndryshimi i klimës kanë pasoja të mëdha për ekosistemin tonë,për shembull, ne ende dimë pak për ndikimin e ndryshimeve atmosferike në komunikimin kimik midis bimëve dhe insekteve. Jo vetëm që aromat e bimëve ndryshohen, por ndryshojnë edhe sjelljet mes insekteve.

Ndryshimet atmosferike kanë potencialin të shkaktojnë ndryshime në feromone që mund të çojnë në dështim të çiftëzimit. Vdekshmëria e insekteve është rritur në mënyrë dramatike në vitet e fundit dhe studiuesit në të gjithë botën po kërkojnë shkaqet. /bbgreenkosova./

Burimi: technologynetworks.com

Leave a Reply