Zbulohet maska që pastron ajrin

Më të rejat

Gjigandi i teknologjisë së Koresë së Jugut, LG zyrtarisht ka prezantuar maskën e saj të ardhshme të pastrimit të ajrit, me një veshje që do pastron ajrin PuriCare.

Maska do ketë shtresë me dy filtra ajri H13 HEPA dhe lidhëset që do të lidhen lehtësisht në fytyrë, ashtu si një maskë e rregullt e fytyrës.  Ajo do ketë mundësin e  rimbushjes, atë e bëni në shtepi duke  e vendosur në kutin e saj sterelizuese UV LED.

Maska e re është shumë e dobishme dhe me shkëlqim, ajo zbulon se si po merrni frymë dhe rregullon atutomatikisht shpejtësin e ventilatorit për të lehtësuar frymëmarrjen. Është krijuar gjithashtu për të “minimizuar” rrjedhen e ajrit rreth hundës dhe mjekrës”.  Për më tepër , çdo pjesë e maskës është e riciklueshme.

Edhe pse çdo gjë tingellon shkëlqyeshëm, LG nuk ka deklaruar se maska është zhvilluar posaqërisht për të bllokuar koronavirusin. Në këtë fazë, nuk është shpërndarë asnjë informacion nëse maska ndalon apo jo në mënyrë adekuate frymën e përdoruesit për të mos aritur tek të tjerët dhe potencialisht  duke vendosur ata në rrezik ndaj infektimit ose anasjelltas.

Gjithashtu nuk është përmendur pesha e pajisjes , dhe është e vështirë të thuhet se sa e rend është dhe si do të lidhet kjo në fytyrën tuaj.  Edhe pse jemi të sigurt që rehatia e përdoruesit është marrë parasysh.  Më shumë detaje rreth pajisjes do të ndahen  nga LG në ekspozitën e ardhshme virtuale IFA 2020, kompania ka deklaruar se maska PuriCare do të jetë në dispozicion këtë vit në Q4 në tregje specifike.

Duke pritur të gjithë informacione rreth virusit dhe masva mbrojtëse  dhe parandalimit të tij, PuriCare mund të jetë një zgjidhje solide për maskë të sigurt të vendosur gjatë pandemisë. Një numër ndërmarrjesh dhe individësh kanë punuar shumë për të gjetur zgjidhje të ndryshme për maskat në fytyrë, me shpresën që të frenojnë përhapjen e virusit dhe t’i mbajnë njerëzit të shëndetshëm.

Burimi: interestingengineering.

Leave a Reply